Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL e UÇK-së falënderon Supremen për shfuqizimin e Udhëzimit të Ministrisë së Financave

28/10/2025 - 16:23
në Lajme
A A
Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka shfuqizuar nenin diskriminues të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2025, që kufizonte të drejtën e veteranëve për kompensim financiar.

Në reagimin e OVL UÇK-së, thuhet se ky vendim është një fitore e drejtësisë dhe e ligjit, sepse rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht se janë të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve.

“Gjykata Supreme ka konstatuar saktë se e drejta e veteranëve nuk mund të varet nga fakti nëse janë apo jo në marrëdhënie pune, por nga natyra e punëdhënësit, duke përjashtuar vetëm ata që paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa duke garantuar të drejtën për të gjithë ata që punojnë në sektorin privat”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se ky vendim është një konfirmim i qartë se ligji që mbron dinjitetin e luftëtarëve të lirisë nuk mund të deformohet me akte nënligjore dhe se çdo përpjekje për kufizim të paarsyeshëm të të drejtave të veteranëve është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe me vlerat e luftës sonë çlirimtare.

“OVL UÇK falënderon Gjykatën Supreme për vendimmarrjen e drejtë dhe të guximshme, e cila kontribuon në forcimin e shtetit ligjor dhe në mbrojtjen e të drejtave të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në fund të reagimin e OVL-së.

JU REKOMANDOJMË

“Ai nuk di as not, një kosovar vjen dhe bëhet drejtor” – analisti shqiptar kritikon emërimin e Liburn Aliut si drejtor i Portit
Kryesore

“Ai nuk di as not, një kosovar vjen dhe bëhet drejtor” – analisti shqiptar kritikon emërimin e Liburn Aliut si drejtor i Portit

28/10/2025 - 18:13
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Haliti: Kurti dështon për shkak se dëshiron të jetë “violina e parë” në çdo qeveri

28/10/2025 - 18:02
KQZ-ja pa buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme, Elezi: Do të kërkojë fonde për organizimin e tyre
Kryesore

KQZ-ja pa buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme, Elezi: Do të kërkojë fonde për organizimin e tyre

28/10/2025 - 17:54
Miftaraj për bllokadën në Kuvend: Përgjegjësinë më të madhe e ka VV-ja
Lajme

Miftaraj: Qeveria s’lejohet me procedu me projektligjin për buxhet, do talenta po bëjnë kërkesa të çuditshme

28/10/2025 - 17:45
Dokumente: Si u bë që Blinera Osmani, motra e Presidentes, mori licencën për avokate, pa i plotësuar kushtet?
Kryesore

Dokumente: Si u bë që Blinera Osmani, motra e Presidentes, mori licencën për avokate, pa i plotësuar kushtet?

28/10/2025 - 17:36
KQZ: Ka nisur numërimi i votave për kryetarë komunash
Kryesore

Balotazhi i 9 nëntorit: KQZ hap platformën për konfirmimin dhe shtimin e vëzhguesve, afati deri më 3 nëntor

28/10/2025 - 17:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    325 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 81
  • Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia e Kosovës paralajmëron: Mos hapni këto e-maile mashtruese

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A do t’i përgjigjet LDK-ja ftesës së Presidentes për takim? Tregon deputeti i kësaj partie

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë