Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale u krijua nën presion ndërkombëtar, arrestimet e 2020-ës spektakël force

14/03/2026 - 14:55
në Kryesore, Lajme
A A
OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale u krijua nën presion ndërkombëtar, arrestimet e 2020-ës spektakël force
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar lidhur me procesin që çoi në krijimin dhe funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke ngritur çështjen e legjitimitetit dhe perceptimit publik ndaj kësaj gjykate.

Sipas reagimit, procesi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk erdhi si rezultat i një reforme të brendshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë, por nisi pas raportit të paraqitur në vitin 2011 nga senatori zviceran Dick Marty në Këshilli i Evropës, raport i cili përmbante akuza të rënda ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë pretendime për trafikim organesh.

Më tej theksohet se ky raport krijoi presion të madh ndërkombëtar ndaj Kosovës, duke e vendosur vendin përballë një realiteti të ri politik.

“Mandati i Gjykatës ishte i kufizuar dhe u fokusua vetëm tek pretendimet për ‘krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së’. Në planin politik dhe moral, kjo ka prodhuar perceptimin e një drejtësie të fragmentuar. Në opinionin publik shqiptar, pamja mbetet e thjeshtë: një mekanizëm i posaçëm ndërkombëtar është ngritur për të gjykuar vetëm njërën palë, shqiptarët. Ky perceptim është thelluar edhe më tej nga bashkëpunimi i ngushtë i institucioneve serbe me Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë”.

Reagimi përmend edhe arrestimet e vitit 2020, ku u përfshinë disa ish-udhëheqës të lartë të UÇK-së.

“Arrestimet e vitit 2020, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe të tjerët, shënuan momentin kur procesi mori një dimension të fuqishëm simbolik. Përmes operacioneve të EULEX, u kryen arrestime me dhjetëra makina, forca speciale të maskuara dhe të armatosura rëndë, si dhe automjete të blinduara. Personave që publikisht kishin deklaruar gatishmëri për t’u dorëzuar vullnetarisht, iu lidhën duart sikur të ishin kriminelë në arrati. Arrestime nëpër rrugë, konfiskime telefonash, ndalesa 24-orëshe dhe kontrolle të shtëpive me ekspozim publik një spektakël force e shfrenuar. Edhe nëse këto masa mund të arsyetohen me standarde sigurie, imazhi publik ndikoi thellë në opinionin shoqëror. Drejtësia nuk perceptohet vetëm përmes dokumenteve ligjore, por edhe përmes mënyrës se si zbatohet në terren”.

JU REKOMANDOJMË

Ligji për të Huajt, Vuçiq: Lehtësim për serbët e Kosovës

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
14/03/2026 - 16:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh i kënaqur që Qeveria e Kosovës pranoi të ofrojë lehtësira të përkohshme për serbët që nuk kanë dokumente të Kosovës, në...

Më shumëDetails

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Franca rikthen shërbimin ushtarak vullnetar, Macron prezanton planin
14/03/2026 - 16:43

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin dhe u ofrua të organizojë negociatat në Paris. “Qeveria libaneze ka sinjalizuar...

Më shumëDetails

Legalizimi i disa dokumenteve të strukturave paralele serbe, Mehmetaj: Për mua s’është befasi – pres më shumë

Mehmetaj: Kurti detyron gratë e partisë të bëjnë gjëra që atë do ta turpëronin
14/03/2026 - 16:22

Vendimi për pranimin e disa dokumenteve të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në Kosovë dëshmin edhe njëherë narrativën e rremë që Kurti e shiti për vite me radhë...

Më shumëDetails

38 mijë lodra ndalohen në doganë, mbi 2500 sekuestrohen

38 mijë lodra ndalohen në doganë, mbi 2500 sekuestrohen
14/03/2026 - 16:19

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë të mbikëqyrjes dhe inspektimit të lodrave për fëmijë. Bëhet e ditur se si rezultat i inspektimeve...

Më shumëDetails

Trump mohon raportimet se pesë aeroplanë amerikanë u shkatërruan

Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
14/03/2026 - 16:08

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mohon raportimet se pesë avionë cisternë amerikanë u dëmtuan rëndë në Bazën Ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite. Shumë faqe mediatike raportuan gjatë...

Më shumëDetails

Koncesioni rreth Ligjit për të Huajt, Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Koncesioni rreth Ligjit për të Huajt, Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë
14/03/2026 - 15:48

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti është pajtuar me BE-në që të bëjë lëshime sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern të Autobusëve

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Porfirije iu shkruan letër Putinit, Trumpit, kreut të Vatikanit e disa të tjerëve, ankohet për dy Ligjet e Kosovës

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Marta Kos akuzohet se ka bashkëpunuar me UDB’në, europarlamentarja sllovene e lajmëron KE’në

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Richard Grenell do të largohet nga posti i shefit në “Kennedy Center”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë