Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK i reagon Speciales: Të përfundojë trajtimi çnjerëzor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

05/06/2025 - 19:10
në Lajme
A A
OVL-UÇK i reagon Speciales: Të përfundojë trajtimi çnjerëzor ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke shprehur shqetësimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, që sipas tyre, përfshijnë trajtimin e padrejtë dhe poshtërues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

OVL e UÇK-së tha se refuzimi i vizitës së Avokatit të Popullit nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pasqyron sipas tyre, qarë nivelin e zhgënjimit dhe mospërfilljes që kanë përjetuar ata ndaj institucionit që në teori duhet t’i mbrojë të drejtat e tyre, por ka zgjedhur të heshtë përballë shkeljeve të rënda që po ndodhin.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”.

“Siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes. Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

OVL-ja parashtroi disa kërkesa për Dhomat e Specializuara, ku kërkuan përfundimin e menjëhershëm të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve.

Më poshtë gjeni kërkesat e OVL-së së UÇK-së për Dhomat e Specializuara:

Të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve.
Të garantohen pa vonesë të gjitha të drejtat e tyre, përfshirë qasjen e plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore.
Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të mbajë qëndrim publik ndaj shkeljeve dhe të mos bëhet palë në heshtje me një sistem të padrejtë.
Të bëhet rishikim i menjëhershëm i kushteve të paraburgimit dhe të shqyrtohet seriozisht mundësia e lirimit të përkohshëm të tyre.
Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë.

Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
Lajme

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

12/07/2025 - 14:03
Zyrtari amerikan në Kosovë, zyra e Kurtit thotë se do të ketë takim
Lajme

Zyrtari amerikan në Kosovë, zyra e Kurtit thotë se do të ketë takim

12/07/2025 - 13:40
Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë
Lajme

Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë

12/07/2025 - 13:30
PDK dhe AKR bashkojnë forcat në Lipjan, Buja: Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!
Lajme

PDK dhe AKR bashkojnë forcat në Lipjan, Buja: Koha për ndryshim ka ardhur – dhe bashkë do ta bëjmë realitet!

12/07/2025 - 13:20
Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë
Lajme

Fitore Pacolli: S’mund të vazhdojmë më kështu, t’u merren mandatet deputetëve që s’po votojnë

12/07/2025 - 13:18
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Lajme

Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore

12/07/2025 - 13:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë