Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa Hashim Thaçin, Historia e Kosovës do të ishte ndryshe. Më e keqe

04/11/2024 - 20:36
në Lajme, Opinione
A A
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjeneralët amerikanë, luftën guerile të UÇK-së, të udhëhequr politikisht nga Hashim Thaçi, e kanë quajtur si lufta më e suksesshme guerile për liri, në 100 vitet e fundit.

Berat Buzhala

Nesër bëhen katër vite, prej ditës kur është arrestuar Hashim Thaçi, figura më e rëndësishme e gjallë politike shqiptare.

Kurse, nëse fillojmë t’i numërojmë edhe të vdekurit, nuk kemi me arritë t’i gjejmë më shumë se dy-tri figura historike në 100 vitet e fundit, që e tejkalojnë relevancën historike të Hashim Thaçit.

Nuk po foli pallavra sepse këto që po i them, i mbështes edhe me fakte.

Qe disa:

Hashim Thaçi i ka pasë veç 24 vjet, kur bashkë me shokët e tij, ai personalisht ka marrë pjesë në aksionë kundër milicisë pushtuese serbe.

Pra, jo prej Rognerit, e as prej Zvicrës, por fizikisht në stacionin e autobusëve në Drenas. Po flasim për vitin 1992.

Ai kurrë nuk ka dalë me rrahë gjoks për këtë, por kanë tregu ata të cilët kanë qenë bashke me të në atë aksion.

Hashim Thaçi ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë, prej gjykatave të dhunshme serbe, në të cilat gjykata, kanë punuar shqiptarë të cilët sot hanë ‘molla’ kundër tij.

Hashim Thaçi në konferencën e Rambujesë i ka pasë veç 29 vjeç. Ai i ka pri aty delegacionit shqiptar.

Kur krejt delegacioni i shqiptarëve janë kënaq me propozimin final të marrëveshjes së ofruar prej amerikanëve, Hashim Thaçi ka duru edhe pak më shumë, i ka bë edhe disa manovra politike edhe ka arritë që të merrte garancionin prej Sekretares Amerikane të Shtetit, që për statusin final të Kosovës, do të merrej për bazë vullneti i popullit të Kosovës.

Thaçi, as nuk e kishte të kryer Ëeston Pointin, as Harvardin apo Oxfordin. Nuk e dinte mirë asnjë gjuhë të botës, e as anglishten, mirëpo në momentin e duhur e dinte më mirë se krejt të tjerët, interesin e shqiptarëve të Kosovës.

Dikush në atë kohë, kishte deklaruar që kurrë nuk do të prekë armë me dorë. Dikush në atë kohë, ishte i kënaqur edhe me njëfarë autonomie në kuadër të Kosovës. Ata dikushët, sot e drejtojnë Republikën e Kosovës.

Shkojmë edhe pak më tutje;

Si rrjedhojë e asaj marrëveshje të njëanshme në Ramboje, Serbia është bombarduar 78 ditë prej organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-së.

Gjeneralët amerikanë, luftën guerile të UÇK-së, të udhëhequr politikisht nga Hashim Thaçi, e kanë quajtur si lufta më e suksesshme guerile për liri, në 100 vitet e fundit.

Ajo luftë, që para se gjithash ishte ide, e gjunjëzoi aleatin kryesor të Rusisë, Serbinë, e cila ishte shtet qe 150 vjet, kishte universitet qe 200 vjet dhe ishte rreshtuar në anën e fituesve në dy luftëra botërore.

Një djalë prej Brojës, me disa shokë nga Drenica dhe me një ushtri copa-copa prej të gjitha trojeve shqiptare, i mbajtën leksion pushtuesit 100 vjeçar.

A doni ende?

Kosova ishte një xhungël e vërtetë pas luftës. Nuk po flas me të nime, por me të pame. Kosova ka qenë një tokë e djegur. Nuk kishte rregull, as ligje, nuk kishte administratë.

Në vendin tonë, pas luftës, ligjin e bënnin 30 ushtri të botës, përfshirë edhe ushtrinë e Rusisë që ishte këtu me 3000 trupa. I kemi pasë tri qeveri, e kush e di se sa shërbime sekreteve, të shteteve mike dhe armike.

Kanë ndodhur vrasje e kanë ndodhur krime. Pa kokërr të argumenteve, shumica prej tyre i janë mveshë krerëve të UÇK-së dhe Hashim Thaçit, vetëm pse besohej që edhe atë e kishin njëfarë pushteti.

Mirëpo, drejtësia lyp më shumë se percepsion dhe hamendje.

Nejse, me krejt vështirësitë, ia dolëm disi. Kosova u stabilizua politikisht më shpejt dhe më mirë se çfarëdo vendi tjetër që kishte kaluar nëpër situate të ngjashme.

Sot, rasti i Kosovës përmendet dhe mësohet si storie suksesi në botën perëndimore, ku një ndërhyrje e armatosur nuk e ka përkeqësuar gjendjen, por e ka përmirësuar atë.

Shikojeni Irakun, Afganistanin..E kjo nuk do të kishte shansa të ndodhte, nëse udhëheqësit e UÇK-së dhe Hashim Thaçi nuk do të kishin të interesuar ta pranonin demokracinë dhe votën e lirë.

Veç dy tre muaj, pasi i ka bë 40 vjet, Hashim Thaçi, si fitues i zgjedhjeve, e ka shpallë pavarësinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësitë e shteteve nuk shpallen as çdo vit, e as çdo dekadë kurse ata që punojnë për to, e që i shpallin ato, këtë privilegj as nuk e fitojnë me short, as nuk e fitojnë me lloto. Këto janë punë që meritohen.

Roli i Hashim Thaçit në historinë e Kosovës është aq jetik, sa kur t’vjen rendi më i përmend të arriturat e tij në qeverisje, si autostradat, njohjet, etj, këto duken sekondare.

Se nuk janë edhe aq sekondare, po besoj që po e shihni në këto katër vitet e fundit.

Normal që Thaçi ka bë edhe gabime, por mos harroni se akuza për korrupsion ka pasë edhe ndaj Ismail Qemalit.

Kurrë e për dynja, këto fjalë për Thaçin nuk do t’i thoja nëse ai do të ishte i lirë dhe me pushtet. Sot, Thaçi është viktimë. Është arrestuar banalisht dhe politikisht, është zgjatë procesi banalisht dhe politikisht.

Po flasim për një gjykatë dhe një tribunal që ende nuk e ka të qartë se cili është dënimi maksimal që ajo mund ta jap.

Do të jem mbështetës i Thaçit për sa kohë ai është atje, për mënyrën qysh është. Nëse ndonjëherë kthehet dhe merr pushtet, do të jem ai që kam qenë, kur ai (Thaçi) ishte President.

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Ekskluzive: Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija
15/11/2026 - 14:12

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14.11.2026 në rajonin e Prishtinës....

Më shumëDetails

Parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në QKUK, SHSKUK suspendon katër punonjës!

Parregullsi në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në QKUK, SHSKUK suspendon katër punonjës!
15/11/2026 - 13:44

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën

Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
15/11/2026 - 13:31

Janina Ymeri ka ngritur shqetësimin për dallimet në tarifat e energjisë elektrike ndërmjet komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe në veri të Kosovës. Përmes një...

Më shumëDetails

Vetura ia godet garazhin një qytetari në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale

Vetura ia godet garazhin një qytetari në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale
15/11/2026 - 13:04

Një qytetar nga fshati Druar i Vushtrrisë ka raportuar se një veturë ka hyrë në garazhin e tij, duke ia dëmtuar veturën e parkuar dhe murin e objektit....

Më shumëDetails

Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro
15/11/2026 - 12:33

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku ka goditur një grup të organizuar të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të...

Më shumëDetails

Osmani i “kapet” Haxhiut për Rugovën: As vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit tonë!

Osmani i “kapet” Haxhiut për Rugovën: As vitet e okupimit, as lufta dhe as vitet e pasluftës nuk mund të shkëputen nga roli i tij historik në ndërtimin e shtetit tonë!
15/11/2026 - 12:17

Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpjekje të koordinuara për ta denigruar rolin e Presidentit Rugova”, duke iu referuar deklaratave të gazetarit Baton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • 400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Zbulohen 19.5 milionë euro të fshehura në pyje, depo e prona private – Në shënjestër ish-ministri i Orbanit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë