Pa liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi është konsultativ, për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi mëngjesin e sotëm Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e kuvendit.
Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë.












