Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila sot e ka penguar kryesuesin e seancës, Avni Deharin, të vazhdonte përpjekjen e 51-të për konstituimin e Kuvendit.
Ajo është munduar ta kritikon Musliun për votimet e disa çështje në legjislaturat e kaluar.
Pacolli, vëllai dhe daja i secilës vitin e kaluar kanë marrë grande nga ministria e Bujqësisë nga 100 mijë euro, ka thënë se Musliu ka votuar për Demarkacionin.
“Ganimetja dhe të ngjashëm i bëjnë opozitë shtetit jo qeverisë. Ajo sot kundërshtoi Kryesuesin Avni Dehari, por në votimet e saj ndër vite karshi marrëveshjeve prej më të dëmshmeve sistematikisht ka votuar PËR, nga Amnistimi i kriminelëve serbë te Zajednica e Demarkacioni”, ka shkruar Pacolli.