Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”

20/09/2024 - 15:14
në Kryesore, Lajme
A A
Pacolli kundër përdorimit të “Prindi1” “Prindi 2”: Gërryejnë vlerat e familjes, të përdoren “nënë” e “baba”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dalë kundër përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Sipas tij, një gjë e tillë gërryen vlerat tradicionale të familjes dhe sipas Pacollit, përdorimi i terminologjive të tilla s’përfaqëson vlerat dhe normat e shoqërisë kosovare.

Kreu i AKR-së sugjeron përdorimin e fjalëve “nënë” dhe “baba”, meqë përfaqësojnë rolet themelore në jetën e një fëmije.

Reagimi i plotë:

Në një incident të fundit në një shkollë në Kosovë, u përdorën termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, duke ngritur shqetësime serioze për erozionin e vlerave tradicionale familjare. Në Kosovë, familja nuk është vetëm një njësi sociale, por një institucion i shenjtë, i thellësisht i rrënjosur në kulturën dhe historinë tonë. Përdorimi i termave të përgjithshëm si “Prindi 1” dhe “Prindi 2” duket të jetë një përpjekje për të imponuar standarde që nuk pasqyrojnë vlerat dhe normat e shoqërisë së Kosovës.

Pse të mos përdoren “Nëna” dhe “Babai”, fjalë që përfaqësojnë rolet më themelore dhe kujdestare në jetën e një fëmije? Këto terma pasqyrojnë lidhjen natyrore dhe thelbësore që formon thelbin e strukturës familjare. Zëvendësimi i tyre me etiketa neutrale dhe paemocion, minon rëndësinë e këtyre roleve dhe përfaqëson një largim nga vlerat që kanë formësuar dhe mbajtur gjallë kombin tonë për breza të tërë.

Është thelbësore të mbrojmë vlerat e familjes në Kosovë, ku marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve, e mishëruar në fjalët “Nëna” dhe “Babai”, nuk është thjesht një dallim ligjor, por një lidhje morale dhe emocionale. Duhet të rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tonë, duke imponuar standarde që nuk janë në përputhje me identitetin tonë kombëtar. Është e drejtë e secilit të jetë i lirë në orientimet e veta, por me çfar të drejte, u imponojmë fëmijëve mohimin e të drejtës që të përdorë emërtimin baba dhe nënë? A jeni duke menduar se si do të bullizohen fëmijët, për teket e disa individëve? Ju them se një tentativë e tillë ka ndodhur në një komunë të Zvicrrës por si konsekuencë ditën tjetër nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë.

Mos harroni se institucioni i parë që ka mbrojtur këtë komb gjatë historisë ka qenë familja, familja tradicionale.

JU REKOMANDOJMË

Kolona në Merdar mbi 2 kilometra/ Kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Të dhënat e fundit, kaq po zgjasin pritjet nëpër pikat kufitare

24/08/2025 - 08:25
‘Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit’
Kryesore

Sot një tjetër tentativë për kryeparlamentar, kush do të jetë i propozuari i Vetëvendosjes?

24/08/2025 - 08:12
Abrashi i VV ia mësyen Ortakollit të Prizrenit, paralajmërim për Shaqir Totajn e PDK-së
Kryesore

Abrashi i VV ia mësyen Ortakollit të Prizrenit, paralajmërim për Shaqir Totajn e PDK-së

23/08/2025 - 23:09
Haxhiu – Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë
Lajme

Haxhiu – Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë

23/08/2025 - 22:51
Prishtinë: Nënë e bijë përplasen fizikisht, ndërhyn policia
Lajme

Prishtinë: Nënë e bijë përplasen fizikisht, ndërhyn policia

23/08/2025 - 22:45
Kina do të dërgojë trupa në Ukrainë?
Lajme

Kina do të dërgojë trupa në Ukrainë?

23/08/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Video/ Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti në thirrjen për mërgimtarët fyen udhëheqësit e partive të tjera nëpër komuna

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kica-Xhelili pyetet a bëjnë “dikur” koalicion me VV-në nëse zbutet gjuha, përgjigjet interesant

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë