Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë një tjetër koment në profilin e tij në Facebook në lidhje me Granit Xhakën.
Në referencë me atë që ka shkruar Zana Avdiu – e cila po sulmohet brutalisht nga shumë komentues në rrjete sociale – ai ka thënë se “Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve.”
Zana Avdiu e kishte cilësuar si ‘akt rrugaç’ kapjen e organit gjenital nga Xhaka në një moment gjatë ndeshjes.
“Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit.” – ka shkruar z. Pacolli në një koment në Facebook.
Statusi i plotë:
I lumtur që Serbia do të hetohet nga FIFA për diskriminim, ndër të tjera. Për këtë bëra thirrje edhe në Twitter dy javë më parë. Graniti është dhe mbetet krenaria jonë! Urime!












