Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pagat marramendëse të drejtuesve të TRUSTI-t, kosovarët mezi e kalojnë muajin

10/06/2022 - 09:36
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët kryesorë që menaxhojnë kursimet e qytetarëve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, llogariten ndër zyrtarët më të paguar në vend. Pagat e tyre në disa raste shkojnë edhe në rreth 4 mijë euro.

Qytetarët e Kosovës të lodhur nga varfëria e çmimet e larta po kërkojnë që t’u mundësohet tërheqja e parave nga TRUSTI. Më 16 qershor, Kuvendi i Kosovës pritet të marrë vendim nëse kjo tërheqje do të lejohet.

Drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli, ka marrë gjithsej pagë mujore dhe mëditje prej 4 mijë e 29 euro, kurse të hyrat vjetore të tij arrijnë shumën prej 48 mijë e 349 eurove.

Pas Zallit, vjen menjëherë edhe zëvendësi i tij, Agron Krasniqi, i cili nga Trusti mbledh 34 mijë e 525 euro në vit, derisa paga e tij mujore arrin në 2 mijë e 878 euro.

Vërshim Hatipi, zëvendësdrejtor për Financa dhe TI merr pagë vjetore nga TRUSTI në total 38 mijë e 146 euro. Ai e ka deklaruar edhe të hyra tjera vjetore nga ky fond në vlerë 9 mijë e 537 euro.
Bordi i Trustit përbëhet prej kryetarit dhe 5 anëtarëve të tjerë. Secili prej tyre, po ashtu, merr pagë të majme nga ky institucion, përcjell Demokracia.com.

Kryetari i Bordit të TRUSTI-t, Ruzhdi Morina, në deklarimin e pasurisë për vitin 2020 ka deklaruar të hyra vjetore shumën prej 15 mijë e 42 euro, por me nënvizimin si kompensime vjetore dhe mëditje nga ana e Trustit. Përveç kësaj page në Trust, ai merr gjithashtu edhe 9 mijë e 536 euro nga ndërmarrja publike “Infrakos sh.a”, në cilësinë e udhëheqësit të Zyrës Ligjore.

Ymer Ymeri, anëtar i Bordit në Trust, përfiton gjithsej nga 1 mijë e 33 euro në muaj. Por, kjo nuk është puna e vetme e tij nëpër institucionet e Kosovës. Ai gjithashtu merr pagë prej 1000 eurove nga SBASHKU, si Menaxher për Financa e Administratë, si dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me dy pozita, me rreth 225 euro në muaj.

Frederik Artesani merr pagë vjetore nga TRUSTI gjithsej 15 mijë e 615 euro. Ai, po ashtu, merr nga Independent Financial Advisor Company në Madrid 63 mijë e 235 euro pagë vjetore.

Kurse, anëtari tjetër i Bordit të TRUSTI-t, Driton Qehaja, merr pagë vjetore 13 mijë e 980 euro. Ai gjithashtu merr pagë nga Fakulteti Ekonomik edhe 18 mijë e 668 euro. Pagë, po ashtu, merr edhe nga UNDP në vlerë vjetore 20 mijë euro.

Ndërkaq, anëtari i fundit i Bordit, Behxhet Haliti, ka të deklaruara 14 mijë e 928 euro në vit si të hyra nga Trusti, si dhe 7 mijë e 753 euro të tjera që merr nga Ministria e Financave, për dy funksionet e tij si analist i lartë në MF dhe si Ushtrues Detyre i pozitës Drejtor Departamenti Pol.Marketing, po ashtu, në MF.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e institucioneve të pavarura në vend kanë pozita tjera edhe nëpër institucionet tjera shtetërore.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”
27/03/2026 - 02:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka tejkaluar kompetencat...

Më shumëDetails

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror
26/03/2026 - 22:51

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim...

Më shumëDetails

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
26/03/2026 - 20:06

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. PDK njofton se do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë