Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Palestinezët nisin të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi hyn në fuqi armëpushimi në Gazë

10/10/2025 - 16:07
në Lajme
A A
Palestinezët nisin të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi hyn në fuqi armëpushimi në Gazë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës.

Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës – zonën më të madhe urbane të enklavës – e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023.

Forcat izraelite thanë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi në orën 11:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Qeveria izraelite miratoi armëpushimin me Hamasin të premten, duke i hapur rrugë tërheqjes së pjesshme të trupave dhe ndërprerjen e armiqësive në Gazë brenda 24 orëve.

Hamasi pritet t’i lirojë 20 pengje të gjalla brenda 72 orësh dhe pas kësaj, Izraeli do t’i lirojë 250 palestinezë që kanë qenë duke vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite dhe 1.700 të arrestuar të tjerë gjatë luftës në Gazë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ushtria izraelite e ka përmbyllur fazën e parë të tërheqjes nga Gaza dhe afati për lirimin e pengjeve ka nisur.

Sapo marrëveshja të nisë së zbatuari, kamionë me ushqime dhe ndihma mjekësore do të hyjnë në Gazë për t’i ndihmuar civilët.

Faza e parë e nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gazë parasheh që forcat izraelite të tërhiqen nga disa prej zonave kryesore urbane të Gazës, megjithatë ato do të vazhdojnë të kontrollojnë afërsisht gjysmën e territorit të enklavës.

Gjatë një adresimi televiziv, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat izraelite do të qëndrojnë në Gazë për t’u siguruar që territori të çarmatoset dhe Hamasi të çarmatoset në fazat e mëvonshme të planit të Trumpit.

“Nëse arrihet kjo lehtësisht, atëherë do të jetë mirë. Në të kundërtën, do të arrihet me forcë”, tha ai.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, u bëri thirrje banorëve të Gazës që të shmangin hyrjen në zonat që janë nën kontrollin e ushtrisë izraelite.

Në Han Junis, në jug të Gazës, disa trupa izraelite u tërhoqën nga zona lindore pranë kufirit. Ndërkaq, në kampin Nuseirat, disa ushtarë i larguan pajisjet e tyre dhe u nisën drejt lindjes, në drejtim të kufirit izraelit, ndonëse në zonë mbeten edhe trupa të tjerë.

Forcat izraelite janë tërhequr edhe nga rruga përgjatë vijës bregdetare në Qytetin e Gazës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./REL/

JU REKOMANDOJMË

Shpërthen fabrika e municioneve në SHBA, raportohet për disa viktima
Lajme

Shpërthen fabrika e municioneve në SHBA, raportohet për disa viktima

10/10/2025 - 19:21
Pas lirimit nga burgu i Serbisë, Nezir Mehmetaj mbërrin në Kosovë, flet vëllai i tij
Lajme

Pas lirimit nga burgu i Serbisë, Nezir Mehmetaj mbërrin në Kosovë, flet vëllai i tij

10/10/2025 - 19:20
Gjykata merr vendim për Fatmir Shehollin
Kryesore

Gjykata merr vendim për Fatmir Shehollin

10/10/2025 - 19:07
OSBE përshëndet akreditimin mediave në gjuhën serbe nga KQZ: Qasja në informacion komponent kyç i kuadrit shumetnik në Kosovë
Lajme

OSBE përshëndet akreditimin mediave në gjuhën serbe nga KQZ: Qasja në informacion komponent kyç i kuadrit shumetnik në Kosovë

10/10/2025 - 18:58
I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje
Kryesore

I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje

10/10/2025 - 18:49
Basha e pret Kurtin në zyrë: Arbërie Nagavci do ta dërgojë emrin e tij për qeveri të re te Presidentja
Lajme

Basha e pret Kurtin në zyrë: Arbërie Nagavci do ta dërgojë emrin e tij për qeveri të re te Presidentja

10/10/2025 - 18:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zanin mos ta nij – s’ma mshelë ti mu gojën”, momente tensioni mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    “Zanin mos ta nij – s’ma mshelë ti mu gojën”, momente tensioni mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • “Çifti yt m’ka çu n’burg” – përplasje e ashpër mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lulzim Peci: Arrestimi i Fatmir Shehollit për spiunazh ngre shumë pikëpyetje – pse pikërisht tani?

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Komunikata nr. 28 e UÇK-së: Si u vra babai i Fatmir Shehollit më 1997

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë