Veriu.info mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për një gjuatje me armë zjarri në qendër të Mitrovicës, saktësisht tek ish market “Dielli” në rrugën Fan Noli.
Nga burime brenda brenda organeve të hetuesisë, Veriu.info ka siguruar videon ku personi i dyshuar shihet duke gjuajtur me armë zjarri.
Kujtojmë se mbrëmë policia ka gjetur dy gëzhoja nga gjuajtja me armë zjarri.
Rasti është duke u hetuar./Veriu.info