Një stuhi e fuqishme ka goditur ishujt grekë Paros dhe Mykonos të hënën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të ndalojnë qarkullimin e automjeteve, përveç atyre të emergjencës.
Në Paros, reshjet e dendura kanë përmbytur rrugët e qyteteve kryesore, Parikia dhe Naousa, duke marrë me vete makina dhe mbeturina. Autoritetet lokale raportojnë se 13 persona të bllokuar nga stuhia u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe u dërguan në shtëpitë e tyre; fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar apo të zhdukur.
Në Mykonos, përmbytjet ishin më pak intensive, por gjithsesi problematike.
Ekskavatorët u përdorën për të hapur rrugë për ujërat që kalonin pranë kafeneve dhe restoranteve buzë detit.
Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në Paros, Mykonos dhe dy ishuj të tjerë të Detit Egje për të martën.
Shërbimi i mbrojtjes civile ka dërguar alarme në telefonat celularë, duke udhëzuar banorët të qëndrojnë brenda.
Ekipet komunale dhe kontraktorët privatë po punojnë për të pastruar rrugët e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve të bllokuar.
Paralajmërimet për mot të keq në ishujt e grupit të Kikladeve pritet të vazhdojnë deri të martën.