Një rast i dhunës fizike është regjistruar brenda ambienteve të shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë.
Në videon që ka arritur në redaksinë e KALLXO.com shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle derisa e godet një nxënës.
KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje nëse janë duke e trajtuar këtë rast.
Po ashtu ekipi i KALLXO.com ka dalë edhe në vendin e ngjarjes për të kontaktuar edhe me drejtuesit e shkollës dhe të Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës.
Drejtori i kësaj shkolle, Halil Brahaj e ka konfirmuar rastin. Drejtori Brahaj i cili nuk ndodhej në shkollë, e ka konfirmuar rastin përmes telefonit më 09.02.2026.
KALLXO.com po ashtu e ka pyetur edhe Ministrinë e Arsimit për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve.














