Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PAMJE: Momenti kur policia e Çikagos kap kosovarin nga Gjilani me armë në aeroplan

15/05/2025 - 12:33
në Kuriozitete, Lajme
A A
PAMJE: Momenti kur policia e Çikagos kap kosovarin nga Gjilani me armë në aeroplan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Besnik Ismajlaj, 53 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në St. Charles, Illinois, arriti të kalojë kontrollin e sigurisë në aeroportin O’Hare të Chicagos me një armë zjarri në çantën e dorës, pa u vënë re nga agjentët e TSA-së (Administrata për Sigurinë e Transportit Ajror), transmeton Gazeta Insajderi.

Ngjarja ndodhi më 15 prill, gjatë një ndërrimi turni të agjentëve të sigurisë. Sipas policisë, Ismajlaj kishte me vete një pistoletë gjysmë-automatike Glock 9mm, të cilën e futi në avion pa u zbuluar.

Pamjet e publikuara së fundmi nga kamera trupore e policisë tregojnë momentin kur oficerët e policisë së Chicagos hipin në avion dhe e nxjerrin Ismajlajn nga klasa e parë, ku ai ishte ulur qetësisht.

Kur oficerët e pyetën nëse e dinte pse ndodheshin aty, Ismajlaj u përgjigj: “Po, është në çantën time.” Më tej, në video ai dëgjohet duke thënë: “E harrova,” teksa vendoset në pranga dhe shoqërohet jashtë avionit, shkruan “The New York Post”.

Sipas deklaratave zyrtare, një agjent i TSA-së e kishte vënë re armën gjatë kontrollit me rreze X, por para se të mund të reagonte, Ismajlaj kishte marrë çantën dhe ishte larguar drejt portës së fluturimit. Një udhëtar tjetër që ndodhej në radhë dha përshkrimin e personit që mbante armën, gjë që ndihmoi në identifikimin dhe kapjen e tij.

Pas arrestimit, ai u ngarkua me një akuzë për kundërvajtje, për mbajtje të armës së fshehur në një aeroport. Në video shihet gjithashtu momenti kur policët e fusin në një furgon policie dhe më pas e dërgojnë në një dhomë mbajtjeje, ku i lexohen të drejtat Miranda.

Ismajlaj pritet të dalë para gjykatës më 9 qershor 2025.

JU REKOMANDOJMË

“Gërvalla dhe Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për presidente”

“Gërvalla dhe Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për presidente”
17/03/2026 - 23:02

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë, Ruzhdi Blakaj, ka bërë deklarata të forta kundër udhëheqësve të partisë dhe dy figurave kryesore të saj, Donika Gërvalla...

Më shumëDetails

Molliqaj: PSD-ja është subjekti i vetëm që ka narracion politik

Molliqaj për vendimin e Speciales: Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit
17/03/2026 - 22:48

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se PSD-ja është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik dhe ide të qarta, ndryshe nga subjektet e tjera që sipas...

Më shumëDetails

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person
17/03/2026 - 22:42

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës kanë zhvilluar hetime ndaj gjashtë të...

Më shumëDetails

Kjo është punishtja ku humbën jetën katër punëtorët nga Kosova

Kjo është punishtja ku humbën jetën katër punëtorët nga Kosova
17/03/2026 - 22:33

Një aksident i rëndë ndodhur sot në një kantier ndërtimi, në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, tragjedia ndodhi gjatë punimeve...

Më shumëDetails

Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një krizë

Canaj për Kurtin: Para se ta bëjë një kompromis të madh, dëshiron një krizë
17/03/2026 - 22:23

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” për kryeministrin, Albin Kurti tha se ka bërë gjithmonë kompromise. Ai shtoi se Kurti para se të bëjë një kompromis të madh,...

Më shumëDetails

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm
17/03/2026 - 22:00

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj PDK-së është i çuditshëm, pasi kritikuan kompromisin e Albin Kurtin për Ligjin për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë