Pas një përleshjeje fizike mes disa personave, janë raportuar edhe të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran, ku është e vendosur një qendër votimi.
Sipas pamjeve të siguruara, një veturë është qëlluar me armë zjarri në afërsi të objektit shkollor. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Policia nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me incidentin apo për të dyshuarit e përfshirë.