Një 24-vjeçar shtetas amerikan ka vdekur dje pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotës në Prevallë.
Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se pas pranimit të thirrjes nga Qendra e Situatave për intervenim në malet e Sharrit ( Prevallë), lidhur me tërheqjen e një motoçiklete të aksidentuar me pasojë fatale për një shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekipet tyre janë mobilizuar dhe kanë marrë pjesë në këtë operacione, transmeton Klankosova.tv
Shoqata në fjalë gjithashtu ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes se si ka shkuar i gjithë procesi i intervenimit.
“Operacioni u realizua me sukses, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Prizrenit. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e viktimës.” thuhet në njoftim.










