Gazetari Ermal Panduri ka ngritur shqetësimin për sasinë e madhe të rrymës që po importohet në Kosovë në baza ditur, duke treguar se vetëm dje është importuar rrymë në vlerë rreth 800 mijë euro.
Panduri në këtë reagim dhe në disa të tjerë të bërë në ditët e kaluar, thotë se një pjesë e madhe të rrymës po importohet nga kompania ETMT Energy e biznesmenit nga Shqipëria Marin Gjonaj.
Ndryshe, Marin Gjonaj para disa vitesh ishte shpallur në kërkim dy vite më parë nga policia e Shqipërisë pas ndërtimit të një ferme të prodhimit të Bitcoin në Fllakë dhe Shijak.
Postimi i Ermal Panduri:
784,946.96 € për import të rrymës veç dje me 10 Prill!
Gati 800 mijë euro për një ditë. Çka janë 800 mijë euro për marakli….
Treg interesant ky i energjisë në Kosovë…
Sidomos për ata që dinë me luajt mirë.
ETMT Energy & Gjonaj














