Pak më parë është publikuar një foto e fundit në grup e Mbretëreshës Camilla, Mbretit Charles, Presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.
Ndryshe nga dje, as mbretëresha dhe as zonja e parë shihet që nuk kanë mbajtur kapelat e tyre, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Charles është veshur me një kostum blu të errët me vija, dhe një kravatë blu me detaje të bardha.
Ndërsa Trump mban një kostum blu të errët me një kravatë të kuqe, ndërsa bashkëshortja e tij Melania është veshur me një kostum fundi të ngushtë, që duket se është prej lëkure ngjyrë kafe e hapur.
Mbretëresha Camilla u pa e veshur me një fustan të bardhë.