Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paraburgosja e biznesmenit pasi vdiq e reja në poligon, avokatja Ismaili tregon se ku gaboi Prokuroria

31/08/2025 - 17:31
në Kryesore, Lajme
A A
Paraburgosja e biznesmenit pasi vdiq e reja në poligon, avokatja Ismaili tregon se ku gaboi Prokuroria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni Hashim Rexhepi është vendosur në masën e paraburgimit pas ngjarjes tragjike të 29 gushtit 2025, kur e reja Lindore Sejdiu humbi jetën në një poligon qitjeje në Prishtinë.

Vendimi i Gjykatës është kundërshtuar nga mbrojtja, e përfaqësuar nga avokatja Besjana Ismaili. Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi, avokatja Ismaili thekson se Prokuroria ka gabuar në interpretimin e fakteve dhe të ligjit, duke e trajtuar një rast të vetëvrasjes si përgjegjësi penale të klientit të saj.

“Në asnjë vend të kërkesës së Prokurorisë nuk shihet se i mbrojturi im ka ndërmarrë ndonjë veprim me dashje. Përkundrazi, nga pamjet e siguruara shihet qartë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, e jo me manovrim të armës sikurse pretendohet. Kjo është një ngjarje fatale dhe e dhimbshme, por jo vepër penale e Hashim Rexhepit,” tha Ismaili para trupit gjykues.

Ajo argumentoi se Prokuroria nuk ka sjellë prova konkrete që ta mbështesin dyshimin e bazuar për përgjegjësi të Rexhepit.

“I mbrojturi im ishte i pari që thirri policinë dhe ndihmën e shpejtë menjëherë pas ngjarjes. Nuk ekziston asnjë provë që ai ka tentuar të ndikojë tek dëshmitarët ose të pengojë hetimin”, shtoi ajo.

Ismaili kujtoi se edhe sipas Kodit të Procedurës Penale, paraburgimi është masa më e rëndë dhe duhet të përdoret vetëm kur nuk ka alternativë tjetër.

“Gjykata ka mundësi ligjore të caktojë masa më të buta, si arresti shtëpiak. Në këtë rast nuk ekziston asnjë rrezik që i mbrojturi im të arratiset apo të ndikojë tek provat, prandaj paraburgimi është i panevojshëm,” tha ajo.

Në mbështetje të argumenteve të saj, Ismaili solli edhe shembuj nga marrëdhëniet mes dy familjeve, duke theksuar se nuk ka pasur armiqësi mes tyre.

“Familja Sejdiu e ka mirëpritur pjesëmarrjen e familjes Rexhepi në varrim. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me ndonjë konflikt, por me një tragjedi të rëndë personale dhe shoqërore”. tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Policia deklarohet për vdekjen e Shemit
Lajme

“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

23/12/2025 - 08:39
Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Lajme

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

23/12/2025 - 08:29
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Kryesore

Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës

23/12/2025 - 08:09
Serwer: Vuçiq do “Serbinë e madhe”, Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Kryesore

Akti i nënshkruar nga Trumpi, Serwer: Kosova në dokument, por jo domosdoshmërisht në prioritet

23/12/2025 - 07:59
Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington
Kryesore

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

22/12/2025 - 22:52
Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”
Kryesore

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

22/12/2025 - 22:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë