Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërimi i Trumpit për dalje të SHBA-së nga NATO – çfarë thuhet për këtë në Traktatin e Aleancës?

01/04/2026 - 14:45
në Lajme
A A
Paralajmërimi i Trumpit për dalje të SHBA-së nga NATO – çfarë thuhet për këtë në Traktatin e Aleancës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është duke e konsideruar seriozisht daljen e SHBA-së nga NATO, për shkak të mospërfshirjes së shteteve aleate në luftën që SHBA po bën kundër Iranit.

Një gjë të tillë Trump e ka thënë sot në një intervistë për media.

I pyetur nga gazeta Telegraph nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në NATO pas luftës, Trump ka thënë: “Oh po, do të thoja se (është) përtej çdo rishqyrtimi… Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija që ata ishin një tigër letre, dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin e di këtë gjithashtu, meqë ra fjala.”

Por çfarë thuhet në Traktatin e NATO-s për largimin e një shteti Aleat?

Në Traktatin që është publik në faqen zyrtare të NATO-s thuhet se nëse një palë vendos që të largohet, ajo duhet ta njoftojë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, që në këtë rastë është vetë shteti për të cilin përmendet largimi.

Pas kësaj, SHBA ka për detyrë që të njoftojë shtetet e tjera anëtare për secilin njoftim për tërheqje.

Largimi nga NATO hyn në fuqi, një vit pas njoftimit të tij.

“Pasi Traktati të ketë qenë në fuqi për njëzet vjet, çdo Palë mund të pushojë së qeni Palë një vit pasi njoftimi i saj i njoftimit zyrtar t’i jetë dhënë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila do të informojë qeveritë e Palëve të tjera për depozitimin e çdo njoftimi për tërheqje zyrtare”, thuhet në Nenin 13 të Traktatit.

NATO është prezente në Kosovë me një numër të madh trupash të cilët vazhdojnë misionin e tyre në kuadër të KFOR-it dhe bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së. SHBA është një prej shteteve që ka rreth 600 trupa në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Nesër Kuvendi mban seancë plenare

Konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën në ora 11:00
01/04/2026 - 15:33

Nesër Kuvendi do të mbajë seancë plenare. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 2....

Më shumëDetails

Hamza i shkruan letër presidentes Osmani: Emëroje anëtarin e dytë në KQZ, na takon me Kushtetutë

Hamza i shkruan letër presidentes Osmani: Emëroje anëtarin e dytë në KQZ, na takon me Kushtetutë
01/04/2026 - 15:13

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një letre i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të procedoje me emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ. Hamza...

Më shumëDetails

Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje

Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje
01/04/2026 - 14:44

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë gatishmërie për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas saj, Kurti synon ta dërgojë vendin në zgjedhje...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi feston ditëlindjen pranë babait në Hagë

Altin Krasniqi feston ditëlindjen pranë babait në Hagë
01/04/2026 - 14:34

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka shkruar në Hagë për një arsye të veçantë. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ditëlindjen e 30-të e...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon sulmet kibernetike kundër VOX Kosova

AGK-ja dënon sulmet kibernetike kundër VOX Kosova
01/04/2026 - 14:29

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmet kibernetike kundër VOX Kosovës. Në reagimin e AGK-së theksohet se janë “thellësisht të shqetësuar me një valë të re...

Më shumëDetails

Kryetari i Fushë Kosovës: Nëse vendoset 10€ taksë për të hyrë në Prishtinë, unë vendosi 20€ për kryeqytetasit që hyjnë në Fushë Kosovë +10€ për në aeroport

Kryetari i Fushë Kosovës: Nëse vendoset 10€ taksë për të hyrë në Prishtinë, unë vendosi 20€ për kryeqytetasit që hyjnë në Fushë Kosovë +10€ për në aeroport
01/04/2026 - 14:26

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka shkruar në lidhje me kërkesën e Komunës së Prishtinës që të paguajnë 10 euro për hyrje në kryeqytet, veturat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë