Nesër pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Dy emrat e propozuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamenatre.
Po çfarë pritet të ndodhë nesër, a do të ketë lëvizje të reja nga Kurti?
Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, duke folur për krizën institucionale tha se ‘nuk e din nëse Kurtit i ka mbetuar aftësi reflektimi pasi pasojat e zvarritjes së deritanishme nuk kanë prodhuar atë çfarë ai ka synuar’.
Ai tha se Kurtit i mbetet të përsëritë lojën me kandidatë të tjetë të paparanueshëm për shumicën e deputetëve të Kuvendit.
Maliqi tha se kryeministri në detyrë po kërkon që me zvarritje të tilla të shpallen zgjedhjet e reja.
“S’di a i ka mbet Albin Kurtit aftësia e reflektimit për daljen nga situata e bllokadës sepse pasojat e zvarritjes të deritashme nuk kanë prodhuar atë çka e ka synuar me propozimin e Albulen Haxhiut, dhe tash edhe të Donika Gërvalla Shvarc.Nëse ka menduar se do ta kompromentojë PDK-në dhe LDK-në, si partnerë të vetëm për bashkëqeverisje stabile, i ka huç mundësitë për këtë”
“I mbetet që të përsëritë lojën me kandidatët tjetë të paparanueshëm për shumicën e deputetëve të Kuvendit, në mënyrë që për mungesën e votave për qeveri t’i djeg deputetët e vet, dhe jo që ai vetë të marrë mandatin për formim të qeverisë, sepse kështu po mundet me u arsyetu, PDK dhe LDK, janë fajtor pse spo konstituohet Kuvendi për ta pamundësuar atë të bëjë qeverinë. Nuk do që të dal i dështuar dhe i mundur nga rivalët, por kërkon rrugën tjetër që me zvarritje të shpallen zgjedhjet e reja” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
Publicisti, Maliqi, tha se Kurti ka hyrë në fazën e ‘skizofrenisë politike ku po e humb sensin e realitetit’.
“Ky kalkulim ka hy në fazën e skizofrenisë politike ku Albin Kurti po e humb sensin e realitetit, po përpiqet me e mbajtë deri në fund postin e Kryeministrit në detyrë nga frika se nëse e lëshon tani do ta ketë të pamundur ta rikthejë më, pasi që ‘ashiqare’ është duke ra përkrahja për LVV-në.Nëse me zvarritjen e ka pas qëllim që të shkohet në zgjedhje të dyfishta, të përgjithshmet me lokalet, edhe kjo tani nuk është as teorikisht e mundur, dhe debakli gati i sigurtë në zgjedhjet lokale, ta kujtojmë humbjen kolosale të vitit 2021, do ta dëmtonte pariparueshëm ambicjen e tij” deklaroi ai.
Por sipas Maliqit mund të ketë edhe ndonjë skenar tjetër nga Albin Kurti.
Ai tha se i njëjti mund të llogaritë në ndonjë krizë të mundshme në Veri për të mbijetuar por që sipas tij është variant tepër i rrezikshëm.
“Ndoshta llogaritë në ndonjë skenarë krizash të lidhura në Serbi (ku po bie regjimi i Vuçiqit) dhe në Veri të Kosovës, që t’ia hap ndonjë mundësi alternative të mbijetimit, që është variant tepër i rezikshëm dhe antidemokratik dhe “revolucionar”. Uroj të mos e provoj këtë” tha publicisti Shkëlzen Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.