Komuna e Prishtinës ka reaguar në lidhje me “paralizimin” e shërbimeve të Gjendjes Civile në të gjitha komunat, tash e dy ditë.
Sipas kryeqytetit, kjo ka ardhur si pasojë e mosfunksionalizimit të sistemit qendror të rrjetit, që sipas tyre, është përgjegjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe jo komunave.
“Ju njoftojmë se Kolegji i Drejtorëve Komunalë për Administratë, në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar me shqetësim të thellë lidhur me paralizimin e shërbimeve të Gjendjes Civile në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës për ditën e dytë me radhë.
Ky paralizim ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit qendror të rrjetit, sistem ky që është në përgjegjësi tërësisht ekskluzive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Regjistrit Civil, dhe jo e Komunave” – thuhet në njoftim.