Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paraqitja e turpshme e Kosovës, shpërthejnë reagimet e analistëve

29/03/2023 - 00:53
në Lajme, Sport
A A
Paraqitja e turpshme e Kosovës, shpërthejnë reagimet e analistëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I njohur si një prej ekipeve më të dobëta, Andora pavarësisht gjykimeve fitoi një pikë kundrejt ekipit të kombëtares së Kosovës. Paraqitja e dardanëve sonte nuk ishte më e mira e mundshme.

Kosova ka barazuar 1-1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Euro 2024, duke i mbyllur ndeshjet e marsit me dy pikë në dy takime

Paraqitjen e lojtarëve të Kosovës e kritikuan edhe analistët.

Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka shkruar në profilin e tij në facebook se trajneri i ekipit kosovar, Alain Giresse duhet të shkarkohet “në koridor”.

“Ne korridor duhet me e shkarku Zhiresin. Qaty”, ka shkruar Buzhala në postimin e tij.

Ndërkaq, drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka shkruar se sipas tij kombëtaret të cilat shkojnë “fyt a fyt” me ekipin e Andorës nuk kanë pse të jenë në Euro 2024.

Ndër të tjera, Olluri ka sqaruar gjithashtu se lojtari më i mirë i Andorës luan në ligën e katërt të Spanjës, kurse lojtarë të tjerë futbollin e kanë punë të dytë.

“Lojtari me i mire i Andorres luan ne Ligen e Katert te Spanjes. Disa lojtare te tjere e kane futbollin pune te dyte. Do jane kamariere, do punojne neper banka. Marre per bese se çka po ndodh ne stadium. Duhet me u permiresu loja. Kombetaret qe shkojne fyt a fyt me Andorren s’kane cka lypin ne Euro 2024”, ka shkruar Olluri në facebook.

Në anën tjetër, profesori universitar dhe analisti Rrahman Paçarizi ka futur ekipin e Kosovës në një analogji me ekipet më të dobëta në Evropë.

Në këtë listë nuk është jasht ekipi i Shqipërisë gjithashtu.

“Kosova, Andora, Malta, San Marino, Shqiperia, Izraeli, Luksemburgu e qisi ekipesh pffff”, kla shkruar Paçarizi në facebook.

Edhe analisti kosovar, Halil Matoshi e ka komentuar paraqitjen e ekipit kosovar duke i krahasuar ata me manekena kurse ekipin e Andores me kamarierë.

Sipas tij, duhet të jap dorëheqje Grisse edhe i gjithë kreu i kombëtares.

” Kamarierat e  vs Manekenat e  1:1 P.S. Shkarkim urgjent i Giresse. Dorëheqje komplet kreu i kombëtares. Ristrukturim me rrâjë i kombëtarës! Jo manekenëve! Marre. Ndonëse në Kosovë, ka kohë që askush nuk skuqet mâ!”, ka shkruar Matoshi./Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për manipulim në raportimin e normës në Trepçë

Dyshime për manipulim në raportimin e normës në Trepçë
04/04/2026 - 22:56

Një komision vlerësues i normës së shpimit në minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë gjeti se për tetë muaj xehetarët dhe ndihmës-xehetarët raportuan më shumë metrazh të shpimit...

Më shumëDetails

Tetë qëndrimet që Albin Kurti i shkeli me të dyja këmbët

Tetë qëndrimet që Albin Kurti i shkeli me të dyja këmbët
04/04/2026 - 22:48

Në vijim do t’ua rikujtojmë disa nga qendrimet e Albin Kurtit gjatë kohës sa ishte opozitar. Por, siç duket, pushteti për të është aq i ëmbël sa e...

Më shumëDetails

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës

Haradinaj uron Pashkët, Papës ia kërkon njohjen e Kosovës
04/04/2026 - 22:30

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Me këtë rrugë, Haradinaj liderit shpirtëror të tyre ia ka kërkuar njohjen e Vatikanit për...

Më shumëDetails

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim
04/04/2026 - 22:21

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka qenë sot prezent në ndeshjen e Hoffenheimit, aty ku po shkëlqen treshja e “Dardanëve”, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian...

Më shumëDetails

GOOOL: Barcelona barazon menjëherë ndaj Atletico Madrid

GOOOL: Barcelona barazon menjëherë ndaj Atletico Madrid
04/04/2026 - 21:55

Barcelona e ka barazuar rezultatin ndaj Atletico Madrid.Rezultati tashmë është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Rashford ka shënuar në minutën e 42-të. Ja pamjet – VIDEO.

Më shumëDetails

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit
04/04/2026 - 21:29

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë