Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do jetë me shi dhe diell vende, vende si dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor.
Sipas, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.