Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro naftë, derisa sipas Gurit i njëjti s’ka të deklaruar fare veturë.
Guri këtë postim për Abrashin e ka bërë pasi ky i fundit e kishte cilësuar “si adresa” për incidentin që i ndodhi Fitore Pacollit me një qytetar.
Deputeti i LDK-së ka shkruar tutje se me 690 euro naftë mund të shkosh deri në Norvegji e të kthehesh prapë.
Postimi i plotë:
Ky deputeti që po flet për adresa, i ka marrë prej buxhetit të shtetit 690 euro për naftë vetëm brenda dy muajve, pa pasë makinë të deklaruar fare.
Shumë e çuditshme se qysh po më reagojnë veç këta që kanë keqpërdorë me buxhet të shtetit.
Përndryshe me 690 euro naftë mundesh me shku deri në Norvegji, me u kthy edhe prap të mbesin 1000 km me u sillë në Kosovë.