
Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, shpalosi detaje për programin 4-vjeçar që synon ta realizojë në Mitrovicë nëse i fiton zgjedhjet e 12 tetorit.
Fillimisht Tahiri tha; “kemi bërë identifikimin e punëve që janë përgjegjësi e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, janë të analizuara – ju dihet kosto dhe koha e implementimit”, tha Tahiri.
Më pas, Tahiri tha “do t’i trajtojmë tërësisht lumenjtë…edhe shëtitoret, ndriçimin publik, hapësira të gjelbëra e kënde për fëmijë”, tha Tahiri në Pressing.
Derisa dha detaje të tërësishme të investimeve në lumenjë, Arian Tahiri tha se sfidë është çështja e parkingjeve publike në Mitrovicë.
“Do të mbyllet cikli i unazës së brendshme të Mitrovicës”, tha Tahiri në Pressing.
Ai premtoi ndërtimin e tri parkingjeve publike për 2500 automjete.
Derisa shtoi se do të modernizojë stacionin e autobusëve (projekt tashmë i nisur), dhe të njëjtin do ta digjitalizojnë.
“Hapet mundësia për funksionalizimin e transportit publik, e kam projektin do ta funksionalizojmë edhe me lagje e me fshatra”, u shpreh ai.