Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën

19/02/2025 - 14:01
në Kryesore, Lajme
A A
Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në draftraportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave të Bashkimit Evropian të vendosura në qershor të viti 2023.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së”, thuhet në draft.

Në draft gjithashtu vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE. Nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës edhe të BE-së.

Në këtë draft raport mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian dhe ftohen vendet anëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë pa vonesa të reja.

Gjithashtu kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin për t’iu bashkuar programit të partneritetit për paqe të NATO-s.

Në raport shprehet mbështetje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe përshëndetje dhe emërimi i Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

Sa i përket sundimit të ligjit nënvizohet përparimi domethënës në fushën e drejtësisë, sigurisë dhe lirive, luftës kundër krimit të organizuar dhe funksionimit të ekonomisë së tregut. Mirëpo shprehet shqetësim për gjendjen, siç thuhet jo të kënaqshme sa i përket korrupsionit.

Shqetësim serioz shprehet edhe për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve. Në këtë rrafsh shprehet shqetësim i veçantë për shkak të kritikave që bëhen nga ana e zyrtarëve të qeverisë ndaj vendimeve në rastet individuale.

Në raport nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë. Dënohen sulmet në Banjskë dhe Iber-Lepenc dhe kërkohet që kryesit e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë. Në veçanti shprehet keqardhje pse Serbia nuk ka nxjerr para drejtësisë autorët e sulmeve në Banjskë, përfshirë Milan Radojçiqin.

Autor i draftit është Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin evropian.

Ky dokument do prezantohet në komitetin për politikë të jashtme të parlamentit të enjten më 20 shkurt. Pas amanadamentimit të draftit, i njejti duhet të miratohet në këtë komitet ndërsa në fillim të verës votohet në seancë planerë kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian./RTK

JU REKOMANDOJMË

BBC: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit po mbahet
Lajme

BBC: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit po mbahet

24/06/2025 - 22:58
Tërmet në Shqipëri, epiqendra
Lajme

Tërmeti ‘shkund’ në Shqipëri, ja ku e kishte epiqendrën

24/06/2025 - 22:54
CNN: Vlerësimi i inteligjencës amerikane sugjeron se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan objektet bërthamore
Lajme

CNN: Vlerësimi i inteligjencës amerikane sugjeron se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan objektet bërthamore

24/06/2025 - 22:47
Vuçiq: U arrit marrëveshja me Macronin për blerjen e avionëve luftarakë
Lajme

Vuçiqi kundër sulmeve amerikane, Irani falënderon Serbinë për qëndrimin ndaj luftës me Izraelin

24/06/2025 - 22:28
Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
Lajme

Pse është Dejona Mihali personi më i fuqishëm i LVV-së? Sejdiu: Janë në funksion të Albinit

24/06/2025 - 22:23
Bekim Haxhiu tregon veçantinë e numrit 109 në listë për deputet, i bindur në fitore me mbi 35 për qind: Me VV-në s’ka koalicion
Lajme

Haxhiu kritikon qeverinë Kurti: 5 vite dështim në shëndetësi – as rojet s’po i menaxhojnë!

24/06/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Kompanisë MEKA që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Del edhe një grant tjetër i dyshimtë në vlerë 100 mijë euro: Kjo është lidhje e Pecit me fituesin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga Universiteti i Prishtinës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Mozzik “thumbon” Labin pasi ia dha një mijë euro punëtorit të KEK’ut?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë