Milani e bëri një arritje të madhe mbrëmë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas plot 16 vjetësh.
Festa Kuqezi ka vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkruan “Gazeta Express”.
“Rossoneri” iu mjaftoi një barazim 1:1 me Napolin në udhëtim në ndeshjen e kthimit çerekfinale pasi atë të parë e kishin fituar 1:0 në shtëpi.
E festë pati edhe në deshatoren e Milanit.
Madje, futbollistët e kënduar këngën e famshme tashmë kushtuar trajnerit të tyre, Stefano Pioli, të cilën e këndojnë zakonisht tifozët në stadium.
“Pioli is on fire”, kënduan lojtarët teksa e ndezën atmosferën, të cilën e xhiroi futbollisti më i mirë i ndeshjes së mbrëmshme, Rafael Leao. /Gazeta Express/













