Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti

02/04/2026 - 10:14
në Lajme
A A
Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse nuk zgjidhet Presidenti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave që duhet të ndiqen në rast se nuk arrihet zgjedhja e një presidenti të ri brenda afateve të parapara.

Njohës të Kushtetutës kanë theksuar se sistemi juridik i vendit parashikon mekanizma të qartë për tejkalimin e një situate të tillë, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit të shtetit.

Në qendër të këtyre zhvillimeve mbetet roli i Kuvendit të Kosovës, i cili, përmes kryetares së tij, merr përkohësisht kompetencat e kreut të shtetit, si dhe detyrimin për të avancuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Në të njëjtën kohë, ekspertët ngrenë edhe mundësinë e zhvillimeve të tjera politike, përfshirë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse institucionet nuk arrijnë të përmbyllin procesin brenda afatit kushtetues prej gjashtë muajsh.

Kjo situatë po shihet si një test i rëndësishëm për funksionimin demokratik dhe për pjekurinë institucionale të vendit.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, për FrontOnline, ka sqaruar procedurat që parashihen me Kushtetutë në rast të mungesës së një Presidenti të zgjedhur.

Sipas tij, kjo situatë është e rregulluar qartë dhe parashikon ushtrimin e përkohshëm të funksionit të kreut të shtetit nga kryetari i Kuvendit.

“Kjo është e rregulluar me Kushtetutë. Quhet mandat i përkohshëm i Presidentit dhe këtë mandat e merr kryetari i Kuvendit. Afati kushtetues është gjashtë muaj, që nënkupton se brenda kësaj periudhe duhet të krijohen institucionet”, ka deklaruar Kryeziu, për FrontOnline.

Ai thekson se nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e Presidentit, vendi shkon në zgjedhje të reja.

“Nëse nuk ka zgjedhje të Presidentit, shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të ndodhë brenda gjashtë muajve – të mbahen zgjedhjet, të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet Presidenti”, ka shtuar ai.

Ish-kryetari i KQZ-së dhe njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka sqaruar ecurinë institucionale që pritet të ndodhë pas përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

Sipas tij, më 4 prill përfundon mandati i Osmanit dhe nga ajo datë ajo nuk do të jetë më Presidente e vendit. Baraliu thekson se, në mungesë të zgjedhjes së një presidenti të ri, vendi hyn automatikisht në fazën e procedurës për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Me datën 4 prill mbaron mandati i saj dhe Osmani më nuk është Presidente. Meqë nuk e kemi të zgjedhur Presidentin/en tjetër dhe duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi në fazën e zgjedhjes së Presidentit. Në këtë situatë, ushtrimin e detyrës së Presidentit, me automatizëm e merr kryetarja e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Baraliu për FrontOnline.

Ai shton se kryeparlamentarja, në këtë rast, bëhet ushtruese e detyrës së Presidentit për një periudhë të kufizuar kohore.

“Ajo ka maksimalisht deri në gjashtë muaj për të ushtruar këtë detyrë, ndërkohë që duhet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri”, theksoi ai.

Sipas Baraliut, brenda këtij afati kushtetues, institucionet e vendit janë të obliguara që të përmbyllin procesin dhe të zgjedhin Presidentin e ri të Kosovës.

‘’Brenda kësaj kohe ne duhet ta zgjedhim Presidentin e vendit’’, tha ai./Front Online

JU REKOMANDOJMË

VV’ja gjen arsye të mos e votojë rezolutën që cënon ish-bashkëpunëtorin e Albin Kurtit, s’kalon në Kuvend

VV’ja gjen arsye të mos e votojë rezolutën që cënon ish-bashkëpunëtorin e Albin Kurtit, s’kalon në Kuvend
02/04/2026 - 12:08

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar që ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës. Kjo, pasi që...

Më shumëDetails

Avokati Arianit Koci merr përsipër mbrojtjen juridike të Shkëlzen Gashit

Avokati Arianit Koci merr përsipër mbrojtjen juridike të Shkëlzen Gashit
02/04/2026 - 11:49

Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se ka marrë përsipër mbrojtjen juridike të Shkëlzen Gashi. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bastisja në shtëpinë e tij...

Më shumëDetails

Ndryshon rendi i ditës së seancës plenare të Kuvendit – kush e mbështeti, e kush jo?

Ndryshon rendi i ditës së seancës plenare të Kuvendit – kush e mbështeti, e kush jo?
02/04/2026 - 11:39

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.Në këtë rend dite u futën edhe katër marrëveshje të tjera ndërkombëtare....

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në

Ambasadori gjerman takohet me Maqedoncin, përmend ndihmë 3 milionëshe nga Gjermania për 5 projekte për FSK-në
02/04/2026 - 11:32

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Gjermania vazhdon të qëndrojë krah për krah me Kosovën në forcimin e sigurisë...

Më shumëDetails

“Ju bëftë mirë”: Kryetari i Nju Jorkut flet shqip, reperi me origjinë shqiptare i tregon për traditat

“Ju bëftë mirë”: Kryetari i Nju Jorkut flet shqip, reperi me origjinë shqiptare i tregon për traditat
02/04/2026 - 10:56

Reperi me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Action Bronson, e pati mysafir në episodin e fundit të serisë së tij në You Tube, “F*ck, That’s Delicious” kryetarin...

Më shumëDetails

Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë
02/04/2026 - 10:50

Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë