Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas ankesës së AVONET, Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro gjobë Agjencinë Kadastrale të Kosovës

11/04/2025 - 19:57
në Kryesore, Lajme
A A
Pas ankesës së AVONET, Agjencia për Informim dhe Privatësi dënon me 3000 euro gjobë Agjencinë Kadastrale të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar gjobë në vlerës prej 3000 eurove ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës për shkak se kjo e fundit ka refuzuar të përgjgjet ndaj kërkesës së AVONET për qasje në dokumente publik, konkretisht dokumente që lidhen me shpenzimin e parasë publike, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pas këtij vendimi ka reaguar rrjeti i OJQ-ve AVONET e cila ka shprehur shqetësimin e thellë dhe të vazhdueshëm lidhur me sjelljen jotransparente dhe të kundërligjshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e cila, përkundër obligimeve ligjore, ka refuzuar të ofrojë qasje në dokumente publike që lidhen drejtpërdrejt me shpenzimin e parasë publike.

“AVONET vlerëson se sjellja e përsëritur e Agjencisë Kadastrale duke refuzuar në mënyrë sistematike kërkesat për qasje dhe duke shkelur ligjin është një praktikë e rrezikshme, që jo vetëm e zvogëlon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por mund të përbëjë edhe elemente të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni shtetëror.” – thuhet në komunikatën e AVONET.

Komunikata e plotë:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë dhe të vazhdueshëm lidhur me sjelljen jotransparente dhe të kundërligjshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e cila, përkundër obligimeve ligjore, ka refuzuar të ofrojë qasje në dokumente publike që lidhen drejtpërdrejt me shpenzimin e parasë publike.

Së fundmi, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka shqiptuar një gjobë ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për arsye se kjo e fundit, përmes heshtjes administrative, ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesës së AVONET për qasje në dokumentet publike, veprim ky që përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Ky veprim i Agjencisë për Informim dhe Privatësi është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë institucionale dhe garantimit të së drejtës së qytetarëve për informim, veçanërisht kur bëhet fjalë për prokurimin publik dhe shpenzimin e parasë së taksapaguesve.

AVONET vlerëson se sjellja e përsëritur e Agjencisë Kadastrale duke refuzuar në mënyrë sistematike kërkesat për qasje dhe duke shkelur ligjin është një praktikë e rrezikshme, që jo vetëm e zvogëlon besimin e qytetarëve në institucionet publike, por mund të përbëjë edhe elemente të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga zyrtarët përgjegjës të këtij institucioni shtetëror. Ne ritheksojmë thirrjen tonë ndaj institucioneve relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe urgjente për të siguruar transparencë të plotë në të gjitha proceset e menaxhimit të fondeve publike. Po ashtu, AVONET fton Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të reflektojë menjëherë, të përmbushë obligimet e saj ligjore dhe të vendosë llogaridhënie të vërtetë për qytetarët e vendit tonë.

Vetëm përmes transparencës dhe respektimit të ligjit mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, të ndershme dhe demokratike.

JU REKOMANDOJMË

Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku
06/04/2026 - 13:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, të mbajtur në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit....

Më shumëDetails

Përfundon takimi pas dy orëve, Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
06/04/2026 - 13:19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë takuar sot për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit. Abdixhiku...

Më shumëDetails

IPK arreston një zyrtar policor

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
06/04/2026 - 12:58

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë...

Më shumëDetails

Tragjedi në Austri, burri nga Kosova mbyt ish-bashkëshorten

Tragjedi në Austri, burri nga Kosova mbyt ish-bashkëshorten
06/04/2026 - 12:41

Një krim brutal ndodhi të dielën e Pashkëve rreth orës 6:30 të pasdites në Austrinë e Poshtme. Një grua 39-vjeçare u gjet e vdekur në kopshtin e saj....

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
06/04/2026 - 12:23

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka hyrë në orën e dytë....

Më shumëDetails

I akuzuari për mashtrim fiton tender 1.6 milionë euro për uniformat e FSK-së

I akuzuari për mashtrim fiton tender 1.6 milionë euro për uniformat e FSK-së
06/04/2026 - 12:07

Një i akuzuar për mashtrim ndaj Policisë së Kosovës në procedurat e prokurimit publik, është përzgjedhur fitues i një kontrate me vlerë 1.6 milionë euro nga Ministria e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë