Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

24/10/2025 - 16:15
në Lajme
A A
Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni dhe pronari i rrjetit “Interex”, Shaip Mikullovci, po vazhdon zgjerimin e tij në tregun e derivateve në Kosovë. Pas blerjes së Shell Kosova dhe më herët të IP Petrol, Mikullovci tashmë synon të marrë nën kontroll edhe AL Petrolin, kompani kjo në pronësi të familjes Kryeziu. Mikullovci, i cili në vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshëm portofolin e tij biznesor, është përmendur shpesh në qarqe ekonomike si afarist me lidhje të afërta bashkëpunimi me përfaqësues të pushtetit aktual, shkruan Demokracia.com.

Këtë e konfirmon njoftimi zyrtar i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, i publikuar më 2 tetor 2025, i cili njofton se ka pranuar kërkesën për përqendrim tregtar nga kompania CDI-Kosovo L.L.C. për blerjen e 100% të kapitalit të AL-Petrol Sh.P.K.

Sipas njoftimit, marrëveshja e shitblerjes së kapitalit aksionar është nënshkruar më 21 shkurt 2025, ndërsa procedura zyrtare e shqyrtimit nga Autoriteti i Konkurrencës ka filluar më 1 tetor 2025, pasi lënda është konsideruar e plotë. Në njoftim theksohet se palët e interesuara mund të dërgojnë komentet dhe opinionet e tyre mbi këtë transaksion në afat prej 15 ditësh nga publikimi.

Kompania CDI-Kosovo, me seli në Prishtinë, është pjesë e rrjetit të bizneseve të Shaip Mikullovcit dhe operon në një gamë të gjerë aktivitetesh — nga tregtia me shumicë e pakicë e produkteve ushqimore, deri te menaxhimi i pasurive të paluajtshme dhe veprimtaritë e tipit “holding”, që zakonisht përdoren për kontroll të investimeve në kompani të tjera.

Ndërkohë, AL Petrol, e cila është në pronësi të biznesmenit të ndjerë Latif Kryeziu, aktualisht figuron në pronësi të tetë familjarëve të tij. Kompania ka ndërtuar një rrjet të gjerë me afro 300 pika në tërë Kosovën, që veprojnë nën logon e saj përfshirë pika karburanti, markete, autolarje, barnatore, restorante dhe biznese të tjera që mbajnë emrin e “AL Petrol”.

Vetëm disa muaj më parë, Shaip Mikullovci kishte blerë kompaninë Shell Kosova për një shumë që, sipas burimeve të industrisë, arrinte mbi 60 milionë euro. Po ashtu, ai kishte përvetësuar edhe IP Petrolin për rreth 20 milionë euro, duke zgjeruar ndjeshëm praninë e tij në tregun e derivateve. Këto lëvizje të njëpasnjëshme e kanë pozicionuar Mikullovcin si njërin nga aktorët më të fuqishëm në tregun vendor, me ndikim të drejtpërdrejtë në rrjetin e furnizimit dhe në çmimet e karburanteve.

Mikullovci, i cili në vitet e fundit ka zgjeruar dukshëm aktivitetin e tij biznesor, është parë gjithashtu në raporte të afërta bashkëpunimi me përfaqësues të pushtetit aktual.

JU REKOMANDOJMË

Ky është reagimi i LDK-së për incidentin e Armend Zemajt
Kryesore

Ky është reagimi i LDK-së për incidentin e Armend Zemajt

24/10/2025 - 18:56
Prokuroria Speciale e fton si dëshmitare Janina Ymerin
Lajme

Prokuroria Speciale e fton si dëshmitare Janina Ymerin

24/10/2025 - 18:04
Mefail Bajqinovci: LDK-ja para balotazhit është bërë agresive, po tenton të fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës
Lajme

Mefail Bajqinovci: LDK-ja para balotazhit është bërë agresive, po tenton të fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës

24/10/2025 - 17:57
Osmani takon deputetë gjermanë: Theksova përkushtimin e Kosovës për partneritet me Gjermaninë
Kryesore

Osmani takon deputetë gjermanë: Theksova përkushtimin e Kosovës për partneritet me Gjermaninë

24/10/2025 - 17:28
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Lajme

U përfshi në incident gjatë një interviste, Arben Gashi del në mbështetje të Armend Zemajt

24/10/2025 - 17:24
Incidenti mes Armend Zemajt dhe qytetarit është incizuar, Policisë i dorëzohen pamjet
Lajme

Incidenti mes Armend Zemajt dhe qytetarit është incizuar, Policisë i dorëzohen pamjet

24/10/2025 - 17:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

    Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Deputeti i VV’së thotë se të dielën bëhet qeveria

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Caktohet seanca për Qeverinë e re

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Debati i ashpër Syla-Buzhala për opozitën: Pe shani LDK’në e PDK’në, Fatmirin kurrë – I mur votat me neve, dul i hyni n’gojë Albin Kurtit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë