Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas debaklit për “shamponin në Radiologji”, Arbër Ismajli i LDK-së nuk paraqitet në debatin e radhës për Gjilanin

21/09/2025 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
Pas debaklit për “shamponin në Radiologji”, Arbër Ismajli i LDK-së nuk paraqitet në debatin e radhës për Gjilanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, nuk është paraqitur në debatin televiziv për zgjedhjet lokale në televizionin Kanal 10.

Autori i emisionit “Politiko” në fillim të emisionit tha se kandidati i LDK-së e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në debatin që po transmetohet aktualisht, por nuk është paraqitur më pas në studio, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“E ka pasur të konfirmuar ardhjen Arbër Ismaili, kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai nuk ka ardhur në debat pavarësisht konfirmimit të tij të mëhershëm. Gjithsesi kërriga ka qenë dhe është e rezervuar për të, nëse na bashkëngjitet eventualisht do ta ketë mundësi ta merr karrigen, nëse jo, vijojmë më tutje”, ka thënë Kushtrim Sadiku.

Debati me kandidatët për kryetar të komunës të Gjilanit që është duke u transmetuar prej orës 20:00 në Kanal10 është xhiruar paradite. Ndërkohë, në të njëjtën kohë kur po xhirohej debati, në rrjete sociale qarkulloi një fotografi e Ismajlit duke pirë kafe në Gjilan, i shoqëruar nga disa persona tjerë.

Në debatin televiziv sonte janë prezent të gjithë kandidatët e tjerë të partive politike që garojnë për kryetar të Gjilanit: Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje; Isa Agushi kandidat nga Bashkimi për Ndryshim; Nazim Gagica kandidat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; dhe Riad Rashiti kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës.

Debati i fundit për Gjilanin ku kandidati i LDK-së mori pjesë ishte para pak ditësh në “Kallxo Përnime”. Gjatë këtij debati televiziv, Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni “e kishte vënë” në grackë kandidatin e LDK-së, Arbër Ismailin, duke e pyetur nëse kishte vizituar repartin e Radiologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ky i fundit ishte përgjigjur se “e kam vizituar dhe nuk ka shpampon për duar”. Por, Hyseni më pas e kishte njoftuar se në QKMF nuk ekziston reparti i Radiologjisë.

Momenti u bë shumë viral në rrjete sociale. /Reporteri.net/.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së

KQZ mblidhet sot prej orës 17:00, në rend dite miratimi i komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve
18/03/2026 - 12:09

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë dorëzuar te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Më shumëDetails

Një muaj paraburgim për dy prindërit e 5 vjeçarit në Lipjan, ja për çfarë veprash penale akuzohen

Kërkohej nga INTERPOLI, arrestohet nga FAST-i i Policisë së Kosovës
18/03/2026 - 12:02

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin...

Më shumëDetails

Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, qeveria “Kurti” me kabinetin më të madh në rajon

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
18/03/2026 - 11:53

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka paraqitur një analizë të strukturës së kabinetit qeveritar. Për këtë,...

Më shumëDetails

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë

Bora bllokon pikën kufitare Kullë-Rozhajë
18/03/2026 - 11:40

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga për në pikëkalimin kufitar Kullë-Rozhajë dhe asnasjelltas, është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Sipas QKMK, kjo...

Më shumëDetails

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt
18/03/2026 - 11:40

Në Skenderaj është përuruar stacioni i ri i autobusëve, një projekt ky modern që do të rregulloj përfundimisht funksionin e linjave të autobusëve dhe do t'iu shërbej qytetarëve...

Më shumëDetails

Bajrami të premtën, BIK vjen me një njoftim të rëndësishëm

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
18/03/2026 - 11:37

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte. Në komunikatën e BIK-ut është treguar se falja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë