Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe dorëheqjes nga pozita e deputetit, Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar një konferencë për media të premten, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në ora 11:00 në selinë qendrore të partisë.
“Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë konferencë për media të premten,” theksohet në njoftimin e PDK-së.