Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas heqjes së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i rikthehet jetës së natës

10/02/2024 - 16:51
në Kryesore, Lajme
A A
Pas heqjes së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i rikthehet jetës së natës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të akuzuar për përfshirje në vrasje dhe të lirë. Kjo po ndodh me Enver Sekiraqën dhe dy të tjerët. Pas zvarritjes për 18 vjet të dhënies së verdiktit përfundimtar, gjykata ka vendosur që Enver Sekiraqës t’ia heq edhe arrestin shtëpiak. Ta le të lirë vetëm me paraqitje në polici.

Kosovare Kelemendi, avokate e Enver Sekiraqës, e ka konfirmuar për Paparacin se klienti i saj (Enver Sekiraqa) nga dje e ka marrë vendimin për lëvizjen e lirë. Atij i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e detyrimit të paraqitjes në stacionin policor.

“Dje më ka njoftuar se e ka marrë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, atij i është shqiptuar masa e detyrimit për paraqitje në stacionin policor. Tashmë e ka nevojshme të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Kelmendi për Paparacin.

Vetëm pak orë pas marrjes së vendimit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak, Enver Sekiraqa i është kthyer jetës së natës.

Nën shoqërinë e të akuzuarit tjetër për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës, Rrahim Abdullahu “Rrumqi”, Sekiraqa është parë mbrëmë duke shijuar kafenetë e baret në Rrugën B.

Në disa fotografi të publikuara nga Rrahim Abdullahu “Rrumqi” shihet Enver Sekiraqa dhe Gent Abazi duke shijuar jetën e natës te lokalet e Rrugës B, të premten në mbrëmje.

Për faj të vonesës së vendimit final të gjykatës, i dyshuari kryesor për vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa tash e mas do të endet i lirë.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqes për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha ishte dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

JU REKOMANDOJMË

Osmani nga SHBA-ja: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike
Lajme

Osmani nga SHBA-ja: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike

25/05/2025 - 22:51
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – Zbulohen prapaskenat e faturave të “Darkës së Lamës”
Kryesore

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – Zbulohen prapaskenat e faturave të “Darkës së Lamës”

25/05/2025 - 22:28
Ymeri e quan të gabuar sjelljen e Kurtit karshi Lajçakut: Lufta me BE e dëmton Kosovën
Kryesore

Ymeri: Kosova i ka borxh UÇK-së, Gjykata Speciale po gabon rëndë në trajtimin e luftës çlirimtare

25/05/2025 - 22:09
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr
Kryesore

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25/05/2025 - 21:42
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Kryesore

Reagon ShBA-ja pas sulmit në Kiev: Ndaloni vrasjen, armëpushim menjëherë

25/05/2025 - 21:09
Kurti viziton sot Institutin francez të Kosovës
Kryesore

Kurti qe 6 muaj nuk paraqitet në Prokurori, Kreu i KGjK-së: Deri tash Gjykata 100% ka zbatuar ligjin

25/05/2025 - 20:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    308 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • “M’i jep 20 mijë euro ose ia dërgoj familjes fotot intime të vajzës tënde” – Asistentja e një avokature në Pejë denoncon shantazhin tronditës në Polici

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Tre shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Osmani: E kam ditë që familja Gërbeshi nuk janë burra, burri që është burrë del… (VIDEO)

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Benita nervozohet me “Teviden në Dubai”, paralajmëron padi për aktorët e “Logjikonomisë”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë