Këngëtarja e njohur Era Istrefi, është rikthyer fuqishëm me projekte të reja.
Pas disa këngëve solo, së fundmi ajo solli bashkëpunimin me reperin Noizy.
Tani Era po vjen me një projekt ndërkombëtar, i cili pritet të lansohet së shpejti.
Bëhet fjalë për këngën “Heat”, xhirimet e së cilës janë realizuar në jug të Shqipërisë.
Era tashmë ka zënë një vend në tregun ndërkombëtar me hitet që ka realizuar ndër vitesh.
Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të jetë një nga hitet e verës.