Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas Kurtit, edhe presidentja paralajmëroi zgjedhje në dhjetor dhe mars: Situatë e rëndë

31/10/2025 - 19:11
në Kryesore, Lajme
A A
Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ishte ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

E pas tij, tash edhe presidentja Vjosa Osmani.

Të dy po paralajmërojnë se përveç zgjedhjeve të mundshme në dhjetor, zgjedhje mund të ketë edhe në mars.

Kjo pasi do të jetë e vështirë të zgjidhet presidenti, e për të cilin duhen të paktën 80 vota.

“Kjo çështje është ngritur nga disa prej pjesëmarrësve për të paralajmëruar një situatë që mund të përballemi si vend. Ta zëmë ka zgjedhje në dhjetor, pastaj merr disa muaj kohë deri t’i kemi institucionet, dhe pastaj sapo ta kemi një qeveri, menjëherë në mungesë kuorumi prej 2/3 menjëherë vendi shkon në zgjedhje të reja për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit. Një situatë e tillë u përmend, për të paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në 3-4 muajt në vijim që është situatë e rëndë jo vetëm për KQZ, por edhe si situatë ku qytetarët për periudhë të gjatë të mos i kenë institucionet”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Fjalët e Osmanit janë në linjë me të Kurtit. Edhe ai kishte paralajmëruar njëjtë.

Sipas deklaratave të tij, zgjedhje mund të ketë edhe më dhjetor edhe në mars.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani. E dimë se për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje, duket se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja dhe për balotazhin në zgjedhjet lokale”, tha Kurti.

“Mbase është për të ardhur keq — përveç balotazhit, edhe dy herë të tjera zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është e pamundur t’i bëjmë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentes. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë,” tha ai.

Pra, nëse fjalët e Kurtit dhe Osmanit qëndrojnë, qytetarët e Kosovës mund t’i bie të votojnë 5 herë brenda një viti. Zgjedhjet qendrore në shkurt, lokale më 12 tetor, balotazhi i nëntorit, zgjedhjet parlamentare në dhjetor, dhe të tjerat në mars.

Mbetet të shihet nëse në mars mund të ketë koalicion më të madh që ka edhe votat për president, apo qytetarët e Kosovës do të detyrohen t’u drejtohen kutive të votimit për pesë herë brenda një afati prej një viti.

Kjo, edhe për KQZ-në është vlerësuar barrë e rëndë.

JU REKOMANDOJMË

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë