Faqja zyrtare e Dolces në Instagram ka bllokuar komentet pas spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4. Një veprim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Ky vendim vjen menjëherë pas një mbrëmjeje ku Dolce ishte një nga banoret më të përfolura të spektaklit.
Gjatë “Prime”-it, lidhja e saj me Limin dhe skenat intime mes tyre, të zhvilluara para syve të Albës – ish-e dashurës së Limit – shkaktuan reagime të forta nga publiku. Situata u komentua gjerësisht si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke e kthyer Dolcen në një nga emrat kryesorë të diskutimit të javës.











