Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

12/09/2025 - 16:09
në Lajme
A A
Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj do të zhvillojnë një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas nxjerrjes në publik të vendimit të SHBA-së për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Tre liderët politik kanë nisur takimin me përfaqësues të shtetit amerikan në ora 15:00, në atë që pritet të jetë bisedë e vështirë dhe ku pritet të diskutohen një varg çështjesh që lidhen me raportet SHBA-Kosovë, të cilat kanë prekur pikën më të ulët.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën erdhi si pasojë e “shqetësimeve për vepriamet e qeverisë në detyrë, që kanë rritur tensionet dhe jostabilitetin”, duke tkurrur mundësitë e SHBA-së për të punuar bashkë me Kosovën.

Në njoftimin e ambasadës thuhej po ashtu që qeveria amerikane mbetet e përkushtuar për t’i çuar përpara raportet me popullin e Kosovës, por që veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë “kanë vënë në pikëpyetje përparimin shumëvjeçar”.

Ky vendim i SHBA-së ka shkaktuar reagime të fuqishme përgjatë gjithë spektrit politik në vend. Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që “të gjitha forcat properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik”.

I ashpër në qëndrime ka qenë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka ftuar për bashkim të qytetarëve duke i dhënë fund, sipas tij, “kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë”.

Çka ofron Dialogu Strategjik?

Procesi në vetvete përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës.

Dialogu Strategjik shpesh fokusohet në çështje strategjike si siguria, marrëdhëniet ekonomike, tregtia, teknologjia, stabiliteti rajonal dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo lufta kundër terrorizmit.

Diskutimet në kuadër të Dialogut Strategjik synojnë formësimin e politikave dhe partneriteteve afatgjata, ku diskutimet zakonisht zhvillohen periodikisht, me mekanizma formalë për ndjekjen dhe zbatimin e vendimeve.

Dialogu Strategjik në përgjithësi luan një rol të rëndësishëm në promovimin e mirëkuptimit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe ndërtimin e aleancave që avancojnë interesat e SHBA-së dhe stabilitetin global./Albanianpost

JU REKOMANDOJMË

Çitaku ia kthen Çekut: Kritika s’është për Asociacionin, por për dhunën, bombat, sharjet, vitet e humbura
Kryesore

Çitaku pas goditjes nga ShBA: Kosova më e izoluar se kurrë, nën masa të BE-së, me raporte të ftohte edhe me Shqipërinë

12/09/2025 - 18:03
Presidentja shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së: Do të angazhohem të rifillojë dialogu sa më shpejt
Lajme

Presidentja shpreh keqardhje për vendimin e ShBA-së: Do të angazhohem të rifillojë dialogu sa më shpejt

12/09/2025 - 17:49
Vëllai i Fitore Pacollit thotë se Amerika po e shtyn Kosovën të lëshojë pe përballë Serbisë
Kryesore

Vëllai i Fitore Pacollit thotë se Amerika po e shtyn Kosovën të lëshojë pe përballë Serbisë

12/09/2025 - 16:54
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Kryesore

Çka është Dialogu Strategjik që Amerika e pezulloi me Kosovën?

12/09/2025 - 16:37
Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor
Lajme

Reagon OVL-UÇK: Kurti dhe Osmani me arrogancën e tyre politike, rrënuan raportet me partnerin tonë kryesor

12/09/2025 - 16:32
​Veteranët fillojnë të mblidhen për t’u nisur drejt Hagës
Lajme

​Veteranët fillojnë të mblidhen për t’u nisur drejt Hagës

12/09/2025 - 16:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Interesant që ky budallallëk ka mbërri në Bruksel”, Bislimi i përgjigjet LDK-së pasi kundërshtuan pjesëmarrjen e tij në dialog

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Osmani foli për “gazetarë bashkëpunëtorë të Radojiçiqit”, Mefi paraqitet sikur e di kush janë: S’do të befasohemi me emrat

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë