Presidenti amerikan, Donald Trump, pas Vladimir Putin ka kritikuar edhe Volodymir Zelenskyn.
Edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte fjalë të ashpra edhe për Zelenskyn duke thënë se çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme.
“Ai nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet”, shkroi ai në Truth Social.
Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.