Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas raportimit të Veriu.info gazetari Mehmetaj i drejtohet ministrit Peci: Çka ofruan kompanitë që ua riktheve lejet?

25/04/2025 - 20:27
në Kryesore, Lajme
A A
Pas raportimit të Veriu.info gazetari Mehmetaj i drejtohet ministrit Peci: Çka ofruan kompanitë që ua riktheve lejet?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për pezullimin e licencave për 28 operatorë ekonomikë nga AUV për importin e kafshëve për therrje dhe më pas rikthimin e tyre.

Pas publikimit të listës së këtyre operatorëve dhe rikthimin e lejeve, ka reaguar edhe gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka hedhur kritika të ashpra ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë Faton Peci të cilit i është drejtuar “Pse s’po flet o Faton Krimineli.

Ai ka kritikuar ashpër ministrin Peci duke i thënë se pse nuk po flet tani pas rikthimit të lejeve, derisa kishte folur për pezullimin e licencave nën pretendimin për keqpërdorime milionëshe me importin e kafshëve.

Mehmetaj ka hedhur dyshime tek ministri Peci, se çka ofruan kompanitë që ua riktheve lejet.

“Qytetare te dashur, mos harroni. Sipas doganes se Kosoves jane rreth 70 mije kafshe qe futen ne Kosove per therrje cdo vjet. Mirepo sipas Agjencise se Ushqimit dhe Veterines jane vetem 25 mije qe therren ne vit? Ku jane edhe shumica derrmuese e kafsheve te tjera?” – shkruan Mehmetaj.

Ai deklaron se sipas doganës në Kosovë hyjnë rreth 70 mijë kafshë për therrje, derisa sipas AUV therren vetëm 25 mijë, kësisoj sipas tij pjesa tjetër therren dhe shpërndahen jo vetëm me ikje të tatimit por edhe pa mbikqyrje.

Postimi i plotë:

Pse s’po flet o Faton Krimineli?

Veriu.Info e paska siguruar listen e kompanive qe Faton Peci ua ka rikthyer lejet vetem 2-3 dite pasi ua ka pezulluar.

Fillimisht, vete e konstatoi se ketu behet fjale per krim qindra-milionesh, por me pas – befasisht – rikthehen lejet.

Tash, ky kriminel i papare ne keto treva duhet te dal e te jap shpjegim para popullit.

Pse njoftove per pezullimin e lejeve e me pas nuk njoftove per rikthimin e te njejtave?

Cka ndodhe tash me konstatimet tua qe njehere thua se keto kompani bejne keqperdorime multi-milioneshe e tash prape i riktheve lejet e tyre?

Cka ofruan kompanite qe ua riktheve lejet?

Qytetare te dashur, mos harroni. Sipas doganes se Kosoves jane rreth 70 mije kafshe qe futen ne Kosove per therrje cdo vjet.

Mirepo sipas Agjencise se Ushqimit dhe Veterines jane vetem 25 mije qe therren ne vit?

Ku jane edhe shumica derrmuese e kafsheve te tjera?

Ju tregoj une ku jane: ato therren, shperndshen e shiten jo vec me ikje nga tatimet, por edhe pa asnje mbikeqyrje.

Ne hame ne 90% te rasteve mish te pa kontrolluar.

Ne shtete normale kjo situate e rrezon edhe kryeministrin, sepse eshte krim ndaj popullit.

Nje kamion me kafshe qe therren pa kontrolle ka kapacitet ta helmoje nje qytet te tere.

JU REKOMANDOJMË

Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën

Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
15/11/2026 - 18:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë...

Më shumëDetails

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit
15/11/2026 - 17:39

“Çfarë të them? Tash ka ndodhur si rast, lopa ka shku, është futë në oborr të Gjykatës”. Kështu e nis rrëfimin Hashim Miftari, qytetari nga Graçanica, i cili u...

Më shumëDetails

Përparim Rama trondit rrjetet sociale, poston video me AI duke e dribluar Albin Kurtin, Dejona Mihailin e Hekuran Muratin

Përparim Rama trondit rrjetet sociale, poston video me AI duke e dribluar Albin Kurtin, Dejona Mihailin e Hekuran Muratin
15/11/2026 - 16:44

Kryetari i Komunës Prishtinës, Përparim Rama e ka shfrytëzuar ditën e dielë për t'u tallur me kundërshtarët politikë përmes një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që e...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija
15/11/2026 - 16:28

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes
15/11/2026 - 15:58

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë. Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë aksidentin e rëndë. Ende nuk dihet nëse ka persona të...

Më shumëDetails

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
15/11/2026 - 15:42

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14 nëntor në rajonin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë