Pas publikimit të këtij hulumtimi, sot ka reaguar kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka thënë ndërtimet pa leje do të rrënohen e lejet e kundërligjshme do të revokohen.
“Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen;
•Lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm gjatë fushatës, po edhe të tjera, do të revokohen;
•Pronat komunale të uzurpuara do të lirohen.” – shkruan Peci.











