Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas spitaleve dhe QKUK-së, edhe komunat rrezikojnë të mbesin pa zyrtar të IT-së – shkak pagat

05/02/2025 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
Pas spitaleve dhe QKUK-së, edhe komunat rrezikojnë të mbesin pa zyrtar të IT-së – shkak pagat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së djeshme, IndeksOnline raportoi për rrezikun që institucionet shëndetësore publike, veçanërisht Spitalet Rajonale dhe QKUK, të mbesin pa staf të fushës së Teknologjisë së Informacionit (IT). Shkak kryesor për këtë situatë mbeten pagat e ulëta dhe koeficienti i pamjaftueshëm i përcaktuar me Ligjin e Pagave.

Sipas burimeve të IndeksOnline, në spitalet e Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës, disa punonjës të IT-së tashmë janë larguar nga puna, ndërsa situata pritet të përkeqësohet edhe në dy spitale të tjera rajonale dhe në QKUK, ku punonjësit e IT-së po shqyrtojnë dorëheqjen e tyre.

Me të njëjtën sfidë po ballafaqohen edhe komunat e vendit.

Sipas kryesuesit të Kolegjiumit të zyrtarëve të IT-së së komunave, në Asociacionin e Komunave të Kosovës, Ukë Krasniqit, profesionistët e IT-së “janë mashtruar” nga qeveria.

Krasniqi deklaroi për IndeksOnline se ata që punojnë në këtë fushë nuk kanë përfituar deri më tani asnjë cent në rritje të pagës, nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri të pagave.

“Përjashtimi i IT-së së komunave nga listat e ekspertëve, është goditje e madhe për ne. Me këtë mospërfillje, kemi mbetur kategoria më e përbuzur dhe më e diskriminuar në institucionet komunale, ani pse i gjithë institucioni varet nga puna jonë profesionale e teknologjisë informative. Komunat tani mund të përballen me një problem shumë serioz: mos ofrimi i shërbimeve profesionale dhe dorëheqje masive nga pozitat e IT-së. Dhe ky është një zhvillim që mund të shkaktojë pasoja tepër të rënda për administratën lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë”, deklaroi Krasniqi.

Sipas tij, ky “mashtrim” duhet adresuar me urgjencë për veprim të menjëhershëm për të drejtat ligjore të profesionistëve të IT-së.

“Nuk mund të lejojmë që të injorohet puna dhe kontributi i njerëzve të kualifikuar dhe me përvojë të madhe të cilët mbajnë sistemet kompjuterike e që e bëjnë administratën të funksionojë. Profesionistët e IT-së në komuna janë të pazëvendësueshëm dhe pa ata, komunat do të përballen me pasoja të rënda në ofrimin e shërbimeve për qytetarë” shtoi Krasniqi.

Ai deklaroi se nga ky trajtim, shumë zyrtarë të kësaj fushë janë larguar nga detyrat e tyre nëpër komuna, e shumë të tjerë kanë paralajmëruar të njëjtin veprim.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës
Lajme

Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës

18/01/2026 - 09:23
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Kryesore

Kujt dhe sa vota iu shtuan gjatë rinumërimit?

18/01/2026 - 08:55
Rama publikon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqës
Lajme

Rama publikon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqës

18/01/2026 - 08:27
Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit
Lajme

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

18/01/2026 - 08:16
Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
Kryesore

Kush janë kandidatët që dolën me mijëra vota më pak gjatë rinumërimit

18/01/2026 - 08:01
Rinumërohen 312 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Kryesore

Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

17/01/2026 - 23:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    431 Shpërndaje
    Shpërndaje 172 Tweet 108
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    237 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 59
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë