Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thirrur një video-konferencë urgjente me ministrat dhe krerët e shërbimeve të inteligjencës kombëtare, pas sulmit masiv të Izraelit ndaj Iranit. Mediat italiane raportojnë se Meloni po ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht krizën në Iran, shkruan Gazeta Sinjali.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani po zhvillon një takim të jashtëzakonshëm me ambasadorët e vendeve të rajonit, për të vlerësuar ndikimin dhe pasojat e mundshme të operacionit ushtarak izraelit.
Ministria e Jashtme italiane ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në rajon dhe ka lëshuar udhëzime të posaçme për shtetasit italianë që ndodhen në vendet e Gjirit.
Sulmi izraelit, i koduar si “Am Kelavie” (“Kombi Luan”), përfshiu mbi 200 avionë luftarakë dhe kishte si objektiv parandalimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), janë goditur dhjetëra lokacione ushtarake dhe objekte me rëndësi strategjike në territorin iranian.