Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas telefonatës, Trump do takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë

13/02/2025 - 17:48
në Kryesore, Lajme
A A
Pas telefonatës, Trump do takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Takimi Donald Trumpit me homologun rus Vladimir Putin do të zhvillohet në një të ardhme jo shumë të largët, dhe vendi i përballje së dy liderëve botërore pritet të jetë Arabia Saudite, e pohuar kjo nga vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Kryesisht jam marrë me presidentin Putin përmes telefonit, por tani, në fund duam të takohemi përballë. Herën e parë do të takohemi në Arabinë Saudite, do të shohim nëse mund të bëjmë diçka.

Më vonë, me sa duket, mund të ketë vizita të ndërsjella mes të dyve në vendet e tyre përkatëse. Trump nuk përmendi një datë konkrete për takimin e shumëpritur, boshtin e të cilit do ta përbëjë lufta e Ukrainës. Pas premtimeve të shumta të Trumpit se do të punojë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit, tani pritet të shihet se çfarë mund të bëjë konkretisht presidenti amerikan për ta cuar deri në fund zotimin e tij, dhe me çfarë kostoje do të vijë kjo për vendin e përballur prej gati 3 vjetësh me agresionin brutal të Rusisë.

Mësohet se Trump dhe Putin folën në telefon për më shumë se një orë, e më pas kreu i shtetit amerikan informoi edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump tha se beson se Putini dëshiron paqe. E njëjta gjë vlen edhe për Zelenskyn. “Dua të shoh ndalimin e vrasjeve të njerëzve,” theksoi Trump.

Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të fillojnë menjëherë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” se ai dhe presidenti rus do të bashkëpunojnë ngushtë. Edhe Zelensky vetë u shpreh optimist pas bisedës së zhvilluar me Trump.

Në një fjalim me video, ai theksoi se beson se forca e Amerikës është mjaft e madhe për të punuar me Ukrainën dhe partnerët e saj për të detyruar Rusinë të bëjë paqe.

JU REKOMANDOJMË

BE: Masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh
Kryesore

BE: Masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh

15/01/2026 - 14:19
Dërguti për dorëheqjen e Bajramit: Bëri hapin e duhur
Lajme

Dërguti për dorëheqjen e Bajramit: Bëri hapin e duhur

15/01/2026 - 14:16
Trump thotë se Zelensky, po pengon një marrëveshje paqeje në Ukrainë
Lajme

Trump thotë se Zelensky, po pengon një marrëveshje paqeje në Ukrainë

15/01/2026 - 14:11
Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Kryesore

Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?

15/01/2026 - 14:01
William Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës
Kryesore

William Walker: Reçaku i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

15/01/2026 - 13:58
Athina dhe Ankaraja ulen për çështjen e detit, pritet takimi Erdogan-Mitsotakis
Lajme

Athina dhe Ankaraja ulen për çështjen e detit, pritet takimi Erdogan-Mitsotakis

15/01/2026 - 13:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

    302 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76
  • Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultatet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mundësia për të sulmuar Iranin, Profesori amerikan e porosit Trumpin ta ketë parasysh mësimin nga rasti i Kosovës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Supremja merr vendim për ankesën e PDK-së që kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë të pranuara pas 29 dhjetorit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë