Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vdekjes së punëtorit në Prizren, biznesmeni Naser Bytyqi lihet në paraburgim për një muaj

10/11/2025 - 15:06
në Lajme
A A
Pas vdekjes së punëtorit në Prizren, biznesmeni Naser Bytyqi lihet në paraburgim për një muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni nga Malisheva, Naser Bytyqi, do të qëndrojë në burg për 30 ditë. Gjykata e ka cilësuar atë si person përgjegjës për mos ofrimin e sigurisë së punëtorëve në vendin e punës, ku si pasojë humbi jetën një 34-vjeçar, pasi ra nga skeletet e një objekti ndërtimi në Prizren, ku po kryente punimet kompania “Bytyqi Construction”. Edhe pse Inspektorati i Punës kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve, Bytyqi nuk e kishte respektuar këtë vendim, duke vazhduar rrezikimin e jetës së punëtorëve.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj biznesmenit Naser Bytyqi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar më 31 tetor 2025 dhe mund të zgjasë deri më 29 nëntor 2025.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me date 31.10.2025, ndaj të pandehurit Naser Bytyçi është caktuar masa e paraburgimit e cila mund të zgjasë deri më date 29.11.2025, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi I sigurisë në vendin e punës nga neni 358 par. 7 lidhur me par. 3 dhe 2 të KP-së”, thuhet në përgjigjen që zëdhënësi i Gjykatës së Prizrenit, Marcel Lekaj ka dhënë për Gazetën Insjaderi.

Si ndodhi vdekja e punëtorit në vendin e punës?

Nga të dhënat e siguruara nga Insajderi, më 29 tetor 2025, rreth orës 13:00, në një kompleks banesor në Prizren, një punëtor humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i objektit gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore. Viktima është identifikuar si Faik Mehmetaj, 34 vjeç.

Hetimet paraprake tregojnë se punëtori nuk kishte qenë i pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme për siguri në punë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Bytyqi, si person përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, kishte dështuar të instalonte pajisjet mbrojtëse dhe të siguronte trajnimin e punonjësve.

Në momentin e rënies, Mehmetaj kishte humbur ekuilibrin në shkallët e skeletit të objektit dhe kishte rënë nga një lartësi prej rreth 15–20 metrash, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK, por kishte ndërruar jetë disa orë më vonë.

Shkelje të rënda nga kompania e ndërtimit

Objekti ku ndodhi ngjarja po ndërtohej nga kompania “NB Bytyqi Construction SH.P.K.” me seli në Malishevë.

Sipas të dhënave të ARBK-së, pronar i regjistruar i kompanisë është Qlirim Bytyqi, megjithëse Naser Bytyqi figuron si person përgjegjës dhe menaxher operativ.

Inspektorati i Punës ka njoftuar se kompania në fjalë kishte pasur më parë disa gjoba dhe një urdhër për ndalim të përkohshëm të punimeve, për shkak të shkeljeve të rënda të dispozitave ligjore për siguri në punë.

“Gjatë inspektimit të fundit, për shkak të shkeljeve të rënda të dispozitave për siguri dhe shëndet në punë, ishte marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve dhe ishte shqiptuar gjobë ndaj subjektit. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi ligjor, subjekti kishte vazhduar punimet në kundërshtim me urdhrin e inspektoratit,” thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Punës.

Pas ngjarjes tragjike, Prokuroria ka ndaluar për 48 orë Naser Bytyqin, ndërsa më pas ka kërkuar dhe siguruar nga gjykata masën e paraburgimit për një muaj.

JU REKOMANDOJMË

Hill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja në Shqipëri, e takova Rugovën në rezidencën e ambasadorit
Kryesore

Hill: Kosova ishte temë e madhe, dëgjova shumë për të kur punoja në Shqipëri, e takova Rugovën në rezidencën e ambasadorit

10/11/2025 - 16:02
Aksidentohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq
Lajme

Aksidentohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

10/11/2025 - 15:53
Arifi: Fituesi moral i zgjedhjeve është Arian Tahiri, s’e ka mujt Peci, e ka mujt Kurti me deputetë e ministra, pare e xhipa
Kryesore

Arifi: Fituesi moral i zgjedhjeve është Arian Tahiri, s’e ka mujt Peci, e ka mujt Kurti me deputetë e ministra, pare e xhipa

10/11/2025 - 15:39
“Hera parë që një kryeministër shantazhon haptas” Albert Krasniqi për Kurtin: Nuk është i thirrur t’iu shërbejë veç kandidatëve të tij
Lajme

“Hera parë që një kryeministër shantazhon haptas” Albert Krasniqi për Kurtin: Nuk është i thirrur t’iu shërbejë veç kandidatëve të tij

10/11/2025 - 14:46
Dallimi fshat-qytet edhe në zgjedhje: Ardian Gola fitoi në zona urbane, Ardian Gjini bindshëm në fshatra
Lajme

Dallimi fshat-qytet edhe në zgjedhje: Ardian Gola fitoi në zona urbane, Ardian Gjini bindshëm në fshatra

10/11/2025 - 14:33
Lirohet nga burgu ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy
Lajme

Lirohet nga burgu ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

10/11/2025 - 14:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “E pash që po eskalon situata”, pronari tregon pse e mbylli lokalin ku kishte planifikuar të shkonte Kurti

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është numëri i votave që siguroi Rama përballë Çekut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Exit-Polli i Klan Kosovës, Kelmendi jep detaje: Ka komuna që janë mbyllur, por ka komuna ku do të vlejë secila votë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë