Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas vërshimeve, mijëra qytetarë dhe biznese presin ndihmë financiare nga shteti

04/02/2026 - 20:15
në Lajme
A A
Pas vërshimeve, mijëra qytetarë dhe biznese presin ndihmë financiare nga shteti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vërshimeve të fundit që kanë përfshirë disa komuna të Kosovës, qytetarët, bizneset dhe fermerët kanë nisur të dorëzojnë një numër të madh kërkesash për kompensim dëmesh.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, deri tani janë raportuar rreth 3,000 aplikime, por ky numër pritet të rritet pasi procesi i pranimit dhe vlerësimit të kërkesave ende nuk ka përfunduar në shumicën e komunave.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë për IndeksOnlinen se komunat me numrin më të madh të kërkesave janë: Peja (rreth 420 kërkesa), Gjakova (334 kërkesa), Skenderaj (320 kërkesa), Fushë-Kosova dhe Drenasi (mbi 300 kërkesa secila), Klina (270 kërkesa), Malisheva (225 kërkesa), Mitrovica (230 kërkesa), Lipjani (176 kërkesa), Rahoveci (142 kërkesa), Prizreni (140–150 kërkesa), Suhareka (mbi 100 kërkesa), Ferizaj (20 kërkesa), Prishtina (20–30 kërkesa).

Ibrahimi pohon se Komuna e Mamushës nuk ka raportuar kërkesa për kompensim, pasi dëmet kanë qenë minimale dhe kryesisht në fusha të hapura.

Nga vlerësimet e pranuara prej komunave, Ibrahimi thotë se vlera e dëmeve sillet nga 110 mijë deri në 800 mijë euro.

“Nga këto komuna, vlera e raportuar deri tani arrin afërsisht 1.9 milionë euro, por ky është vetëm një vlerësim i pjesshëm, pasi shumica e komunave ende janë në fazën e verifikimit dhe vlerësimit të detajuar të dëmeve”, u shpreh Ibrahimi.

Ai pohoi se kërkesat e qytetarëve për kompensim përfshijnë dëme në ekonomi familjare, bujqësi, biznese private dhe infrastrukturë publike.

“Bazuar në këtë situatë, Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se komunat nuk kanë kapacitete buxhetore për të përballuar vetë këtë barrë financiare. Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës të aktivizojë mekanizma emergjentë financiarë dhe të krijojë një fond të posaçëm për kompensimin e dëmeve. Pa një mbështetje konkrete nga niveli qendror, mijëra familje dhe biznese do të mbeten pa ndihmën e nevojshme për rikuperim”, deklaroi Ibrahimi.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj në Kongresin Amerikan: Koha është tani – Kosova e gatshme për NATO
Lajme

Haradinaj në Kongresin Amerikan: Koha është tani – Kosova e gatshme për NATO

04/02/2026 - 21:13
“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan
Lajme

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

04/02/2026 - 21:03
Pas Vetëvendosjes, edhe Elbert Krasniqi në emër të grupit multietnik kritikon Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin në rastin e Nenad Rashiqit
Lajme

Pas Vetëvendosjes, edhe Elbert Krasniqi në emër të grupit multietnik kritikon Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin në rastin e Nenad Rashiqit

04/02/2026 - 20:52
“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington” – Shaip Kamberi takon zyrtarët e SHBA-së
Lajme

“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington” – Shaip Kamberi takon zyrtarët e SHBA-së

04/02/2026 - 20:39
Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
Lajme

Incidenti i rëndë në QKUK: Dy kirurgët ndëshkohen me suspendim gjashtëmujor

04/02/2026 - 20:34
Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë
Ekonomi

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

04/02/2026 - 20:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    370 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për grabitje, dyshohet edhe për krime lufte

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Faton Peci tregon se a u prish koalicioni me LDK-në në Mitrovicë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë