Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pashë gra që prisnin në shi te ‘Asim Vokshi’, ‘S’di ku i paske gjet ato gra’” – Ismaili përplaset me Ramën për mungesën e pritoreve të autobusëve

10/10/2025 - 00:52
në Lajme
A A
“Pashë gra që prisnin në shi te ‘Asim Vokshi’, ‘S’di ku i paske gjet ato gra’” – Ismaili përplaset me Ramën për mungesën e pritoreve të autobusëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga viti 2021 udhëheq me Prishtinën, por Pëparim Rama, kryetari aktual i kryeqytetit, ka dështuar të vendosë në çdo cep të qytetit një nga gjërat më bazike për një vend të civilizuar – pritoret për qytetarët që presin autobusët.

Këtë dështim ia përplasi në fytyrë sonte në debat kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili. Ai përmendi lagje për lagje ku mungojnë pritoret.

“S’ka pritore në Matiqan, në Rrugën B, në Kodrën e Trimave, në Kolovicë, në Lakrishte – nuk ka pritore në shumë pjesë të ndryshme të Prishtinës. Nuk mjaftojnë këto që janë, sepse mandati ka përfunduar, janë zgjedhjet e reja,” tha ai në RTV Dukagjini.

Ismaili madje theksoi se qeverisja aktuale, por edhe ato të mëparshmet, nuk janë marrë fare me lagjen “Kodra e Trimave”.

Ai përshkroi një përvojë të tij personale, ku kishte parë gra duke pritur në shi autobusin.

“Kam shkuar te ‘Asim Vokshi’, në rrugën kryesore. Gratë ishin duke pritur në shi. Presin në shi, pritshin gratë në shi në Kodrën e Trimave. 25 vjet pas luftës kanë kaluar të gjitha qeveritë, dhe asnjë pritore nuk ua kanë bërë,” tha Ismaili.

Pas këtij komenti, Pëparim Rama reagoi me arrogancë dhe me gjuhë jo të hijshme, duke u shprehur: “Ne kemi bërë sistemin që askush nuk ka nevojë me prit në shi, sepse e dinë saktësisht kur vjen autobusi. S’di ku i paske gjet ato gra,” tha ai.

Pas kësaj, Ismaili u shpreh se përkundër ironisë së Ramës, qytetarët e dinë se për çka po flet.

“Ato janë gra të asaj lagjeje. Çka thua – s’kanë nevojë me prit? Vetëm dijeni një gjë: çfarë po flas unë, qytetarët e dinë – sepse është përjetimi i tyre. Ata e dinë si është të presësh në borë e në shi,” u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Basha i kërkon ta propozojnë Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska’s
Kryesore

Basha i kërkon ta propozojnë Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska’s

10/10/2025 - 12:01
Simiq: S’marrim pjesë në shkelje të Kushtetutës
Lajme

Simiq: S’marrim pjesë në shkelje të Kushtetutës

10/10/2025 - 11:59
Nuk e fiton Donald Trumpi, María Corina Machado rrëmben Nobelin për Paqe
Lajme

Nuk e fiton Donald Trumpi, María Corina Machado rrëmben Nobelin për Paqe

10/10/2025 - 11:37
Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
Lajme

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!

10/10/2025 - 11:34
Ferit Idrizi viziton Qendrën Rinore “Hareja”: Arsimi dhe rinia do të jenë prioritet i yni edhe në mandatin e ri
Lajme

Ferit Idrizi viziton Qendrën Rinore “Hareja”: Arsimi dhe rinia do të jenë prioritet i yni edhe në mandatin e ri

10/10/2025 - 11:30
Deputetët e Nismës mungojnë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës
Kryesore

Deputetët e Nismës mungojnë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës

10/10/2025 - 11:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zanin mos ta nij – s’ma mshelë ti mu gojën”, momente tensioni mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    “Zanin mos ta nij – s’ma mshelë ti mu gojën”, momente tensioni mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Komunikata nr. 28 e UÇK-së: Si u vra babai i Fatmir Shehollit më 1997

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Çifti yt m’ka çu n’burg” – përplasje e ashpër mes Nasim Haradinajt e Nexhmedin Spahiut

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dosja për spiunazh: Ja pse Sheholli përmendej në shënimet e spiunit të dyshuar të BIA-s

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë