Kushtet jo të mira në vendin e punës dhe rreziqet me të cilat përballen punëtorët e kompanive ndërtuese në Kosovë janë shumë të shpeshta ku edhe në disa raste punëtorët kanë humbur jetën ose kanë mbetur të lënduar, shkruan Veriu.info.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në qytetin e Ferizajit ku një punëtor ka mbetur i lënduar derisa e kanë nxënë skelet në kompleksin ku kompania “Cima Construction” po kryente punimet.
Televizioni Tëvë ka publikuar pamje ku shihet kompleksi pas rrëzimit të skeleve në të cilat pësoj lëndim punëtori.