Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Patriarku Porfir i kërkon Putinit ndihmë për Kosovën

23/04/2025 - 19:44
në Kryesore, Lajme
A A
Patriarku Porfir i kërkon Putinit ndihmë për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vëllazëri politike e fetare mes Rusisë dhe Serbisë si dhe mesazhe për ‘botën serbe’ ka përcjell takimi i djeshëm në Moskë mes kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfir.

Kreu i shtetit rus, siç përcjell shërbimi i shtypit të Kremlinit, ka pritur në takim të përbashkët patriarkun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kiril si dhe atë të Serbisë, Porfir, transmeton NACIONALE.

Në takim kanë marrë pjesë edhe metropoliti Antoni i Volokolamskit si dhe metropoliti Irinej.

Gjatë këtij takimi, Putini ka thënë se Rusia është në dijeni për gjendjen e vështirë në Ballkan.

“Ne e dimë se gjendja në Ballkan nuk është e thjeshtë, dhe ne jemi në dijeni për përpjekjet tuaja për ta fuqizuar pozitën e Serbisë, përfshirë rëndësinë e një këshilli gjithëserb”, ka thënë ai.

Kreu i Rusisë, më tej, ka thënë se pret që më 9 maj presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ta vizitojë Moskën për ceremonitë që do të mbahen në kuadër të shënime për nder të Ditës Patriotike.

Ndërsa ka uruar për Pashkët, ai ka theksuar se lidhjet ruso-serbe gjithmonë kanë pasur një karakter të veçantë.

“Kjo është arsyeja, mes shumë gjërave, që ne jemi të lidhur me rrënjë të forta e të thella shpirtërore”, ka thënë Putin.

Në anën tjetër, patriarku serb Porfir ka thënë se marrëdhëniet mes kishave ruse e serbe kanë qenë gjithmonë aso të dashurisë e bashkëpunimit.

“Duhet të thuhet përsëri se populli serb e sheh popullin rus si të njëjtë. Ndonjëherë mund të jetë që shpresa e serbëve është e madhe, shpresë që varet më shumë në Rusinë e politikën ruse sesa në politikën serbe”, ka thënë kryepari i Kishës Ortodokse Serbe.

Duke mos lënë pa përmendur edhe Kosovën, ai ka shprehur mirënjohjen për gjithçka Putini ka bërë për pozicionin serb kundrejt Kosovës, Republikës Serbe dhe Malit të Zi.

“Ju e dini fort mirë se pa mbështetjen tuaj dhe të Kinës, unë nuk e di se çfarë do të ndodhte në Kosovë”, ka shtuar patriarku Porfir.

“Ne kërkojmë prej teje ta mbani këtë qëndrim e të bëni gjithçka është e mundur. Sepse, pavarësisht politikës, njerëzve e lajmeve, pa Kosovën e Republikën Serbe, populli serb nuk ka perspektivë.”

Kreu i Kishës serbe ka shtuar se sa i përket Kosovës, Republikës Serbe dhe Malit të Zi, gjithçka varet prej pozitës së Federatës Ruse në nivel global.

“Dëshira ime dhe dëshira e shumicës në kishën tonë është që në të ardhmen, nëse ka një demarkacion të ri gjeopolitik, ne do të jemi më afër mjedisit rus”, ka shtuar patriarku Porfir.

JU REKOMANDOJMË

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
Kryesore

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit

31/12/2025 - 11:59
“Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët
Lajme

“Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

31/12/2025 - 11:37
Numërohen 70% e votave: Albulena Haxhiu e kalon 100 mijëshin, Dimal Basha shumë mbrapa
Kryesore

Numërohen 70% e votave: Albulena Haxhiu e kalon 100 mijëshin, Dimal Basha shumë mbrapa

31/12/2025 - 11:08
Kurti dhe VV e festuan fitoren mbrëmë, në fotografitë e tubimit edhe një flamur i Amerikës
Kryesore

Kurti dhe VV e festuan fitoren mbrëmë, në fotografitë e tubimit edhe një flamur i Amerikës

31/12/2025 - 11:01
Osmani e bëri të qartë se synon edhe një mandat, Kurti: Së shpejti do të takohemi për ta diskutuar këtë çështje
Lajme

Osmani e bëri të qartë se synon edhe një mandat, Kurti: Së shpejti do të takohemi për ta diskutuar këtë çështje

31/12/2025 - 10:47
Kurti: Po tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021
Kryesore

Kurti: Po tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021

31/12/2025 - 10:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Jep dorëheqje kryetari i degës së PDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Superzbritje në Emona Center për festën e Vitit të Ri

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë