Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Patriotizmi kushtetues është kyç”/ Deda jep pesë pika se si duhet të funksionojë presidenca e ardhshme

05/02/2026 - 18:34
në Kryesore, Lajme
A A
Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka komentuar çështjen e presidentit, duke thënë se kushdo që e ushtron këtë funksion, duhet ta bëjë duke e ‘’kuptuar saktë përgjegjësinë dhe detyrat e presidencës’’. Ai ka shtuar edhe se, në Kosovë është krijuar një kulturë sipërfaqësore  e ushtrimit të përgjegjësive të larta të shtetit.

Deda ka vlerësuar edhe se, pozita e presidentit ka rol në ndërtimin e kohezionit politik, përcjell Gazeta Express.

Ai ka përmendur disa pika sipas të cilave, ka thënë Deda, do të duhej të funksiononte presidenca e ardhshme.

Një nga pikat që ka përmendur Deda, është se presidenti ka rol unifikues e që në ushtrim të këtij roli shndërrohet në vendtakim të aktorëve politik e shoqëror, duke shtuar në pikën e radhës, se në ushtrimin e unitetit, presidenti domosdoshëm duhet të tregoj sensitivet të lartë dhe mirëkuptim maksimal për komunitetet joshumicë, dhe ndihmon në zgjidhje të problemeve të caktuara parësore për komunitetet joshumicë.

Ai ka thënë edhe se si pikë tjetër është presidenca është njëjtë edhe adresë qendrore për ruajtjen e rendit demokratik dhe kulturës demokratike, dhe se, si pikë e pestë ‘’Patriotizmi Kushtetues është kyq’’.

Postimi:

Kosova ka nevojë që kushdo që të zgjidhet si president t’a ushtroj këtë funksion duke e kuptuar saktë përgjegjësinë dhe detyrat e presidencës.

Te ne është krijuar një kulturë sipërfaqësore dhe formale e ushtrimit të përgjegjësive të larta shtetërore, duke i munguar substanca e ushtrimit të përgjegjësive.

Përpos balancit institucional e politik dhe garantimit kushtetues të ndarjes të pushteteve, ushtrimi i kësaj detyre ka rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e kohezionit politik dhe fillimin e ndërtimit të vonuar të traditës shtetërore.

Më poshtë janë disa pika kyqe se si do të duhej të funksiononte presidenca e ardhshme e Kosovës.

1. Në politikë të jashtme presidenti ka rol kushtetues në udhehqeje të politikës së jashtme. Kjo nuk do të thotë që këtë punë e bën vetë, por e ushtron duke ndërtuar konsensus me qeverinë, partitë në opozitë dhe me akterë tjerë shoqëror.  Në këtë mënyrë Kosova bëhet shtet bashkëkohor e shumë më normal se sa është tash. Politika e jashtme është e përbashkët dhe në mënyrë të përbashkët ndërtohet edhe në vende bashkëkohore. Sidomos në rastin e Kosovës presidenti duhet ta njoh shumë mirë politikën e jashtme dhe të ketë durim në bashkëbisedim me të gjitha partitë politike.

Për shembull në çdo udhëtim jashtë- sidomos në udhëtime ku merr zotime për bashkëpunim në fusha të ndryshme me shtetet e tjera – gjithmonë duhet të ketë në delegacion përfaqësues të qeverisë, sepse qeveria është përgjegjëse për jetësimin e atyre zotimeve.

2. Presidenti ka rol unifikues e që në ushtrim të këtij roli shndërrohet në vendtakim të aktorëve politik e shoqëror, dhe sidomos shërben si urë për ndërtim të besimit të brendshëm politik e shoqëror, dhe sidomos ka rol direkt edhe në tejkalimin e polarizimit të brendshëm, kurdo që shfaqet. Nuk sillet thua se nuk jeton në Kosovë dhe se kjo i “përket partive politike”.

3. Në ushtrimin e unitetit, presidenti domosdoshëm duhet të tregoj sensitivet të lartë dhe mirëkuptim maksimal për komunitetet joshumicë, dhe ndihmon në zgjidhje të problemeve të caktuara parësore për komunitetet joshumicë duke u bërë adresë e rëndësishme për ndërtim të mirëkuptimit të përgjithshëm të brendshëm, për aq sa ështëe mundshme. Presidenti gjithmonë ngret zërin kundër çfarëdo shkeljeje të drejtave të njeriut në Kosovë, nuk e bën këtë në mënyrë selektive apo duke injoruar këtë.

4. Presidenca është njejtë edhe adresë qendrore për ruajtjen e rendit demokratik dhe kulturës demokratike, duke përfshirë direkt pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe gjykatës kushtetuese.

5. Patriotizmi Kushtetues është kyq.

I mbetet partive politike që të fillojnë një proces te diskutimeve që do të ketë si rezultat zgjedhjen e presidentit/presidentes mundësisht me 80 vota PËR.

E më së miri do të ishte që pastaj të ketë ndryshime kushtetuese që herën e ardhshme qytetarët t’a zgjedhin direkt të parin/parën e shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati ua qet “drynin” 26 moteleve në Kosovë
Kryesore

Inspektorati ua qet “drynin” 26 moteleve në Kosovë

05/02/2026 - 19:18
Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së në Serbi, flet akovati Arianit Koci
Kryesore

Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së në Serbi, flet akovati Arianit Koci

05/02/2026 - 19:08
Maqedonci e Vengu vizitojnë ushtarët që po vazhdojnë kërkimet në Klos
Lajme

Maqedonci e Vengu vizitojnë ushtarët që po vazhdojnë kërkimet në Klos

05/02/2026 - 18:57
Ndalohet në Serbi një ish-ushtar i UÇK-së
Kryesore

Ndalohet në Serbi një ish-ushtar i UÇK-së

05/02/2026 - 18:45
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Lajme

ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak

05/02/2026 - 18:06
Serwer s’pajtohet me vlerësimet e shërbimeve amerikane: Në veri të Kosovës ka një agresor, ta kemi të qartë kush është
Kryesore

Serwer: Lista Serbe, parti politike që nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës dhe vepron si agjent i një fuqie të huaj

05/02/2026 - 17:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    334 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për grabitje, dyshohet edhe për krime lufte

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Ky është Sheqir Vërsheci, biznesmenit nga Vushtrria të cilit i ishte bastisur autosalloni në aksionin kundër fajdes

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë